“Disfatat e qeverisë ‘Rama’ sipas mendimit të politikës gjermane dhe Kancelares Merkel”

92

Avokati Spartak Ngjela ka folur për 5 disfatat e qeverisjes së Ramës që sipas tij i ka konsidruar të tilla  qeveria gjermane.

Ngjela shkruan gjithashtu se takimi i fundit që pati kryeministri shqiptar në Berlin, ishte shumë i ftohtë dhe kjo sipas tij ndodhi sepse gjermanët e kuptuan që kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.

POSTIMI I PLOTË:

Cilat janë disfatat e qeverisë Rama sipas mendimit të politikës gjermane dhe Kancelares Merkel.

Takimi i fundit që pati kryeministri shqiptar në Berlin, ishte shumë i ftohtë; dhe kjo sepse gjermanët e kuptuan që kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.

Në funksion të kësaj Angela Merkel i dha këtë konkluzion:

Qeveria Rama nuk ka mundur të realizojë:

  1. Reformën në drejtësi.
    2. Zgjidhjen e problemit të pronave ( as e ka filluar).
    3. Ndarjen territoriale në formë federale me pavarësi të plotë ekonomiko-politike.
    4. Ristrukturim i sistemit arsimor në drejtim të intelektit dhe prodhimit të punëtorëve të kualifikur.
    5. Sitemi shëndetësor kërkon ristrukturim të plotë në mënyrat e financimit….

Të katra këto janë prioritete që duhet të formojnë Shqipërinë për të qenë e gatshme për në Bashkimin Europian.

Por, ka mundësi Rama t’i realizojë këto?
Rama jo vetëm që nuk ka mundësi t’i realizojë këto, por ai as nuk i dëshiron.
Po pse?

Reforma në Drejtësi e penalizon.
Zgjidhen e problemit të pronave Rama nuk e kupton dot.
Ndarjen territoriale në formë federale, Rama nuk e koncepton dot fare se i duket vetja që mbetet pa pushtet.
Ristrukturimin e sistemit arsimor Rama nuk e di fare se çfarë është. 
Mënyrën e financimit të sistemit arsimor, kryeministri nuk arrin ta kuptojë dot fare.

Siç shihet kryeministri shqiptar për Perëndimin ka dëshruar.
Po shqiptarët çdo të bëjnë? /Shuplaka)