Dita Kundër Racizmit, mungojnë shqiptarët

605

22 Mars : Mijëra në demonstrata kundër racizmit dhe fashizmit !

protesta - protesta 2

Athina, Selaniku si dhe qytetetë të tjera të vendit zjen nga demostrata masive për ditën botërore kundër racizmit, duke i dërguar një mesazh të fortë për qeverinë Samaras, si dhe kundra për ringjalljen e Agimit të Artë. Në qender të Omonias përfaqësues të komuniteteve të ndryshme të emigrantëve, të disa organizatave të majta vendase dhe të sindikatave kanë reaguar ashpër, për nenin 19 të Kodit të Emigracionit, i ashtuquajtur tashmë si një projekt turpi, dëbon ata emigrantë që kanë kurajo të raportojnë zyrtarisht me anën e proçesverbaleve sulmet raciste ndaj tyre. Përjashto komunitetin shqiptar që si gjithmonë këtë 15 vitet e fundit nuk i është përgjigjur dhe as që ka mbështetur demostrata të tilla, si Dita Nderkombëtare Kundër Racizmit. Por, janë mijëra protestues me kombësi të huaja, të rinjë dhe të reja vendase që kanë protestuar për orë të tëra me parulla të tilla si: Ligji është e drejta e punëtorëve, të  papunëve  dhe emigrantëve” .  Në parulla kundër racizmit ishin vendosur dy fotografi të emigrantëve si dhe të një greku të vrarë kohët e fundit nga forcat e Agimit i Artë.

sot 3

 

Të pranishëm ishin emigrantë nga komuniteti afgan dhe së bashku me të mbijetuarit e e tragjedisë që ndodhi në fillim të vitit në ishullin e largët Farmakonisi, si komuniteti pakistanez me prindërit e djalit të tyre Sachzant Loukman, vrarë nga neo-nazistët e Agimit të Artë. Disa dhjetra emigrantë të tjerë marshuan kundër qendrave të paraburgimit, ku muarrën pjesë: “E Diela e Shkollës Emigrantëve” dhe stola mbrapa, Shoqata e Grave të Afrikës, emigrantë nga vende afrikane dhe bangladeshi,etj.

sot 1

Nga sheshi “Omonia” emigrantët dhe vendas me thirrje antiraciste këngë dhe valle kanë marshuar për në drejtim të Sheshi Sintagma dhe Parlament. Demostratën e udhëheqin fëmijë dhe emigrantë të vendeve afrikane dhe aziate, duke mbajtur në duar në duar një parullë të përmasave të mëdha, ku shkruhej: 21 Marsi Dita Ndërkombëtare kundër racizmit. Më pas pjesmarrësit për disa orë kanë ndjekur një koncert të përgatitur nga artistat grekë.

sot 2

Edhe pse komuniteti shqiptar e ka paguar këtë emigracion më shumë se kushdo vend tjetër me 154 të vrarë, asnjë nga shoqatat shqiptare nuk e pa të arsyeshme të merrte pjesë, edhe kur bëhet fjalë për një të tillë , siç ishte 21 Marsi që përkujtohet një herë në vit.

sot 6