Dora e parë bionike në botë

304

Lajmin e ka bërë të ditur studiuesi italian Silvestro Micera, gjatë një takimi mes studiuesve të zhanrit në Boston të Shteteve të Bashkuara. Sipas studiuesit, pacienti është një djalë 20-vjeçar që ka humbur dorën në një aksident. Dora bionike do të lidhet direkt me sistemin nervor të pacientit përmes elektrodave të lidhura me dy nervat kryesore të krahut. Përveçse do të kontrollohet me anë të mendjes, ajo do të dërgojë përmes sensorëve në sipërfaqe sinjalet e të prekurit. “Sa më e madhe është dëshira e një të gjymtuari për të patur sërish krahun, aq më e madhe është mundësia që ai të pranojë trapiantin. Kjo mund të jetë një zgjidhje më efikase klinike për këtë kategori pacientësh brenda pak vitesh”, ka thënë Micera.dora_bionike