Drejtori i “Telegraf”, Engjëll Musai: Ngjarje si ajo e “Babales” përdoren për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e vërteta

93

Engjëll Musai, drejtori i gazetës  ‘Telegraf’ i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Fax News tha se kjo që po ndodh në vendin tonë ku gjithë fokusi është në çështje të tilla si “Babalja” e tjerë, nuk është e rastësishme. E gjitha sipas tij është e llogaritur për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e vërteta.

I ngacmuar nga Xhaxhiu në lidhje me atë që po bëjnë mediat ku tema të tilla si “Babalja” “Xhisiela” e tjerë prej sa kohësh kanë marrë gjithë vëmendjen e publikut, Musai tha se “nuk bëhet se kolegët tanë duan, por janë të urdhëruar”.

Sipas tij lajmi që do duhej të pushtonte mediat këto ditë ishte se 120 milionë euro ilaçe reazultojnë të skaduara.

Është një skandal i vërtetë cfrë po përjeton publiku shqiptar. Ç’po bëhet me shqiptarët që janë të papunë, çpo bëhet me ato që po ikin, investitorët po ikin, kompanitë e huaja po ikin. Nuk është një rastësi, nuk bëhet se ata duan, edhe kolegët tanë nuk duan, por janë të urdhëruar të ecin në këtë linjë që shqiptarët mos ta kenë mendjen se me çfarë i çojnë fëmijët në shkollë, me çfarë të ushqehen, nuk vete dot në spital se nuk ke ilaçe. Gati 120 milionë euro ilaçe rezultojnë të skaduara, ky është lajmi që duhet të marren mediat shqiptare”, tha Musai ndër të tjera