Duka: Fitoi drejtësia, Shqipëria merr tre pikët !

Kryesore Sporti

duka-1Nuk janë të rëndësishme pikët, e kemi theksuar gjatë gjithë kësaj periudhe, e rëndësishme është që fitoi drejtësia dhe bashkë me të, fitoi edhe futbolli”. Ka qenë ky, komenti i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, përpara mediave në konfenrecën për shyp të organizuar në orën 12.00 në Federatën Shqiptare të Futbollit. I shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF av. Artan Hajdari, nr. 1 i institucionit të futbollit ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Pasi ka shprehur kënaqësinë për “vënien në vend të drejtësisë”, presidenti Duka ka theksuar se:  “Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një beteje të gjatë ligjore, e cila ka kërkuar përkushtim, energji dhe seriozitet. Më shumë se gjithçka për ne është e rëndësishme fitorja e futbollit dhe e lojës. Pavarësisht penaliteteve edhe Federata Serbe dhe komuniteti i futbollit në këtë vend, kanë përfituar nga ky vendim, sepse ajo që ndodhi në Beograd S’ka asnjë gjë të përbashkët me lojën”. Avokat Artan Hajdari, ka spjeguar anën juridike të vendimit dhe ka dhënë detaje në lidhje me të. Ai dhe presidenti, kanë falenderuar në mënyrë të veçantë studion zviceriane dhe av. Rigocin, për mbrojtjen e shkëlqyer profesionale, që i ka bërë çështjes tonë. Në fund, Presidenti Duka ka falenderuar të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë kësaj beteje të gjatë, madje edhe ata që kanë dyshuar për këtë. “Sot është një ditë, ku ka fituar drejtësia. Sot, askush nuk ndjehet i humbur”, përfundoi Presidenti Armand Duka.