DUKE PIKTURUAR NË BEZEN E BARDHË-RISIT E NJË NGJITJE.

Letersi

Rudina Merkuri /

Duke lexuar këtë roman arrin të gjesh fillin,pikën apo takimin e jetës si një rrugë sfiduese se ku duhet ecur. Tema e saj ngjis ato ngjarje të vërteta  duke intriguar mendjen dhe fantazinë e njeriut bashkëkohor.

Autori Fate Velaj vjen në këtë roman si një shkrimtar shumë dimensional që sakrificën e jetës e gjen që nga pika 0 duke motivuar veten për të ecur përpara përballë vështirësive  që jeta ofron,përballë shumë dyerve në dukje të mbyllura po jo të pakalueshme.

Kur flasim  për zgjedhje të fjalës nënkuptojmë proverbialitetin e kohës shkurditse  që depërton në shqisat e shpirtit të autorit  që durimin ,dashurinë  për artin e çon si një rubinetë me ujë të rrjedhshëm që pret destinacionin e duhur ku duhet të rrjedhi.Këto shkallë sipërore  të ndërtimit  tangojnë si një amfiteatër vetjak në dobi të njerzve ku në një farë mënyre lexuesi ankorohet.

Romani paraqitet në shumë tablo, ngjyra të bardha  në dukje,apo gri si për të plotësuar imazhin e përditshëm nga ngërçet apo rutinat.E gjitha kjo plotësohet me shtendosjet apo mënyrën si jetohet, duke krijuar në vetvete  një rifreskim energjie  me një bilanc gjatë takimeve me njerëz të shquar .

Këtu është momenti apo pikënisja e punës së tij ku dalin në pah shpirti,ndjesia,shija e hollë  ku ai kuron atë ishull të ç lodhjes si një kontekst bukurie në dritë ,ngjyrë e fotografi.Përballë të bukurës që Fatja me mjeshtëri vë qëndron natyra në funksion  të thellësisë së mendimit,aty gjethja  ngelet jeshile e paprekur nga thatësia apo smogu,ajri thithet paqësisht  dhe mundi shpërblehet me një rreth të artë.

Arti i artikuluar bukur nuk qëndron pasiv ai depërton  nga Danupi në Nil si një ombrellë  e madhe  ku fluturon në drita në formë hënore.

Këto piktura zbresin në ujëra brilant ,në vënde të panjohura që ballafaqohen me artin shqiptar.

Sepse Fatja vjen nga vendi i bukurisë shqiptare ,nga Vlora e tij që asnjëherë se harroi  si Odiseja Itakën e tij.Bukur shpaloset dhe figura e nënës së tij si ikona  dhe mishërimi  i dashurive të mëdha,si diamanti më fatlum që e shoqëron  si dorë përkëdhelëse dhe në vend të huaj.Ajo vjen si dritë,si tis i hollë qumështi,si udhë e bukur ku mbrëmjeve  ai vjen i lodhur dhe nëna i servir çajin e ngrohtë ,apo kafen  që e mbleth.Sot Fatja na ofron librin e tij ku lexon  dhe zgjohesh  me ndjeshmëri nocionale në tapetin njerzor me zërat e miqve të huaj apo të afërt ,me duar shtrënguese në largësi bisedash ku fjalët dalin si pafkë guri përkëdhelës.

E gjitha vjen si ngjyrë profetike,si tingull violinë mbi shumë shpirtra,si spirale  e hedhur në ekzistencë.Vetë konteksti në të cilën është krijuar ky roman  jep zhvillime  me vizion të qartë,pa lodhje ,me ngjyra  në udhëtime dhe kultura të largëta ku fluturon e bukura  si rrëfenj me teks impulsiv.

Të lexosh Faten duhet të shpërfillëse modelet  pa pikë imediate,sepse origjinaliteti  i tij  pikturon në thellësi të panjohura për të nxjerr brigje  të virgjëra jete.Vetë takimi me botën dhe kulturat e huaja,doket ,zakonet e tyre e intrigon për të nxjerrë  në pah anën më të bukur që ai posedon,artin,pikturën,fjalën brilante ulur këmbëkryq si një sofër që gjithmonë servir gosti të reja.Ndersa mbrëmja  e gjen si një spirancë hedhur në breg,mëngjezi i sjell mbishkrime të reja ,telajo e ngjyrë në pikat më të thella ku ecën era dhe dritëhija hedhur në bezen e bardhë…..