E drejta e votimit është minimalja që duhet të fitojmë, kjo arrihet me një pedicion në mbarë Diasporën,

Emigracioni Kryesore

reagon diaspora

Kozeta ZYLO Diaspora shqiptare është mjerisht me një zë në shkretëtirë në Atdheun e saj, por e kundërta ndodh me vendet ku janë integruar. 

Diaspora ka qënë vendimarrëse në pikat më nevralgjike të Kombit, duke filluar me Nolin në takimin me presidentin Willson dhe duke përfunduar me Lirinë e Kosovës me presidentin Klinton.  Ndonëse është një burim i pashtershëm me të ardhurat që i dërgon lumë në Atdhe, duke mbajtur pakuptuar një kastë kriminale që qeveris njerëzit tanë dhe duke i lënë në mjerim, përsëri kjo kastë është e interesuar ta lërë shurdh Diasporën.

Diaspora shqiptare është gati tri herë më shumë se ata që jetojnë atje dhe përsëri s’ka asnjë të drejte.  E drejta e votimit është më minimalja që duhet të fitojmë, është e drejta jonë si shqiptarë kudo që jemi, por kjo nuk arrihet duke u qarë vazhdimisht, kjo arrihet me një pedicion të fuqishëm në mbarë Diasporën, si dhe krijimin e një lobi të fuqishëm të Diasporës për të tronditur nga themelet parlamentarët që s’votojne ligjin e votimit dhe të drejtat e emigrantëve në çdo gjë.

Diaspora është një çelës i artë i suksesit për Kombin dhe duhet të jetë politikbërëse, ndryshe politika e Mëmëdheut tone, pa Diasporën do të zvarritet nëpër tunelet e errta të ashashit… 

Eshtë qesharake kur dëgjon politikanët tanë që fryhen si gjela në majë të plehut, ndërkohë vazhdojmë të jemi vendi i fundit në Europë, edhe pse kemi qënë pranë tyre qëkur ka lindur njerëzimi.  Në se “Liderët” e zgjedhur me vota nga Diaspora do të pranohen nga Parlamenti Shqiptar ligjërisht jam e bindur se do të ketë ndryshime cilësore në politikën e lidershipit në Shqiperi. / www.focusnews.al/