Elbasan, pako e dyshuar me eksploziv në një lokal

Aktualitet

Një pako e dyshimtë e cila është konstatuar te shkallët e një lokali në qytetin e Elbasanit.

Pakoja dyshohet se mund të jetë eksplozivë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë.

Momentalisht mësohet se policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka evakuuar qytetarët dhe automjetet nga zona.