Emigracion: Gjermania miraton ligje të reja, të varfërit pa arsim të lartë “non Grada”

Emigracioni Rajoni

Qeveria e koalicionit ka hartuar ligje të reja që i japin përparësi arsimit, moshës dhe sigurisë, njoftoi në orët e para të dites se sotme,  se kishin rënë dakord mbi ligjet e reja të imigracionit mbi politikën e imigracionit.

Ligjet e reja do të jenë të frymëzuar nga modeli  Kanadez, dhe do ta bëjë më e vështirë për të varfërit të paarsimuar të emigronte në Gjermani..

Marrëveshja “i përmbahet parimit të ndarjes së azilit dhe migrimit të punës”, dhe siguron që ata të cilët kanë një të drejtë ligjore për të kërkuar azil në bazë të ligjit gjerman do të jenë ende në gjendje për ta bërë këtë.

Sipas  ligjit të propozuar qytetarët  që vijnë nga vendet jo të BE-së, që nuk kanë arsim të lartë dhe kanë një ofertë konkrete pune, nuk do të jetë në gjendje të jetojnë në Gjermani: “Ne nuk duam asnjë emigrant shtetas të pakualifikuar të vendeve të treta” thekson marrëveshja.

Sipas modelit Kanades, emigrantët e ardhshëm do të legalizohen sipas nivelit të arsimimit, moshës, aftësitë gjuhësore, ofertës së pune, dhe “sigurisë financiare.”