Emigracioni i paligjshëm : Maroku kundërshton BE, për ngritjen e kampeve në Afrikën e Veiut

Bota Emigracioni

Ministri i jashtëm i Marokut tha se vendi i tij duhet të luajë një rol më të madh në vendimet e BE mbi migracionin në një intervistë në gazetë. Nasser Bourita tha se Maroku ishte kundër qendrave të migrantëve që BE i ka propozuar.

Ministri i Jashtëm maroken Nasser Bourita tha se ai nuk pranon planin e Bashkimit Evropian për të ndërtuar qendrat e azilit në Afrikën e Veriut, sipas një interviste me të përditshmen gjermane Die Welt.

BE dëshiron të arrijë marrëveshjet e migrimit me Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore, si Maroku, Egjipti, Tunizia dhe Libia, të ngjashme me atë që ka me Turqinë dhe ka sugjeruar ndërtimi i “qendrave të pritjes” të emigrantëve në këto vende për të mbajtur azil kërkuesit.

Ministri i Jashtëm lidhur me ngritjen e kampeve theksoi :

“Maroku në përgjithësi është kundër të gjitha llojeve të qendrave. Kjo është pjesë e politikës sonë të migracionit dhe një pozicion sovran kombëtar … Është shumë e lehtë të thuhet se kjo është një çështje marokene, Migrimi përfshin tre përqind të popullsisë së botës, 80 përqind e të cilave është e ligjshme … Pra, ne po flasim vetëm për 20 përqind të këtyre tre përqindëve. A jemi partnerë të vërtetë apo vetëm një fqinj që ke frikë?” – duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e Europës ndaj Marokut. BE nuk mund t’i kërkojë Marokut të ndihmojë me migracionin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ta trajtojë vendin si një objekt”.

Plani i qendrës së azilit për BE: BE dëshiron të bëjë marrëveshje me Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore të ngjashme me atë që ajo bëri me Turqinë në vitin 2016. BE ka ngritur mundësinë e ndërtimit të qendrave të pritjes së emigrantëve për të mbajtur azilkërkues në disa prej këtyre vendeve . Sipas marrëveshjes së migracionit BE-Turqi 2016, Ankaraja ra dakord të parandalojë migrantët nga kalimi në Greqi dhe t’i kthejë disa migrantë në këmbim për disa miliardë euro ndihmë financiare për të ndihmuar me rreth 3.5 milion refugjatë.