Emigracioni një skllavëri të epokës moderne

318

Lidhur me emigracionin Karl Marksi ka thënë se: “Emigracioni është një instrument për vazhdimin e skllavërisë . Në një vend ku ka drejtësi shoqërore, bamirësia është e panevojshme”, ndërsa Engels pat theksuar: “… çdo grup emigrantësh e kuptojnë vetveten e tyre në vendin pritës.

Greqia në vitin 1990 me kryeministër Konstandino Micotaqis hap portat e kufijve të saj për popullin shqiptar. Hapja e kufirit nga ana e Greqisë kishte si qëllim importimin e punëtorëve nga Shqipëria, por me kusht duke anulluar të gjitha pretendimet për të drejtat e tyre. Kjo u pa konkretisht pas dy dekadash ku emigracioni shqiptar në këtë vend u trajtua si një skllavëri me kuptimin e plotë të fjalës. Në ato vite Greqia ishte kthyer në një kantier ndërtimi  me investime të mëdha nga BE, për këtë i duheshin krahë pune të lira. Sektori i ndërtimit ishte baza ekonomike në këtë vend dhe kishte nevojë për fuqi punëtorë, pasi ky sektor përfshinte brenda tij me dhjetra profesione të tjera. Ardhja e shqiptarëve në Greqi fatkeqësisht luajti një rol negative në ndarrjen e klasës punëtore vendase me atë të emigrantëve, aq sat ë dy palët kuptonin veten të ndare në NE dhe JU, duke mos bashkuar forcat e përbashkëta, duke parandaluar revolucionin punëtor dhe duke personalizuar e përjetësuar sistemin kapitalist vendas. Të dy palët nuk ishin ende të përgatitur për një emigracion të tillë, pasi eksperienca dhe ndërgjegja ishte në nivelin minimal. Ligjet e imigracionit ishin  manifestimet e pronarëve të mëdhenjë. Ish vendet komuniste të ashtuquajtur socialiste nuk ishin në favor të emigracionit të paligjshëm, pasi hapja e kufijve për emigracionin do t’u shërbente interesave të biznesit të madh në kurriz të punëtorëve dhe të paprivilegjuarëve.

Vetëm emigrantët e dinë se çfarë do të thotë të jesh emigrant. Çfarë është emigrimi? Sot ky fenomen është një bekim, sidomos në kushtet e krizës globale. Është politika numër një për të trajtuar varfërinë në vendet më pak të zhvilluara dhe për të pasuruar vendet më të pasura. Banka Botërore: “Emigrimi ndërkombëtar rrit të ardhurat në mbarë botën. Lejon emigrantët për të lëvizur atje ku ata janë më productive. Emigracioni nënkupton një rritje të prodhimit të përgjithshëm dhe të ardhurave. Në një studim i fundit i Bankës Botërore thuhet se “Numri i migrantëve ndërkombëtarë është dyfishuar në 215 milionë gjatë njëzet e pesë viteve të fundit në vitin 2010, ndërsa dërgesat e emigrantëve drejt vendeve në zhvillim janë katërfishuarm duke arritur mbi 300 miliard dollarë në vit.

 

Skandali: Shqiptarët shtetit grek, 30 milionë euro për rinovimin e lejeve te qendrimit…!

Greqi, 12 milionë ardhurat nga biznesmenët e mëdhenjë,  ndërsa 50 milionë nga taksat (paravolat) e emigrantëve në përgjithësi!

 

Skandalet në Greqi nuk të sosur, aq më keq kur ka të përball emigrantët shqiptarë të cilët përbëjnë edhe komunitetin më të madh në këtë vend. Prezenca e shqiptarëve në Greqi simbas të dhënave të Ministrisë së Brendshme përbën 64% të numrit të përgjithshëm të emigracionit. Një numër i konsiderueshëm që përbën një shqetësim të vertetë, por edhe një mit për politikën greke. Emigracioni u pa si një bisnes mjaft fitimprurës, pasi polika greke mësoi shumë nga Ambasada Shqiptare në Athinë, nga mënyra se si kjo tatonte emigrantët, për të cikluar vulën e shtetit të tij, një vulë që sillte shuma të mëdha parash aq sa shteti shqiptar i mjaftonte që të paguante punonjësit e gjithë ambasadave tona në botë. Një vulë në ambasadë shqiptare që i kushtonte emigrantit 166 herë më shtrejntë se e njeta vulë që do ciklonte në zyrat greke.

Por skandali ndaj emigrantëve vazhdon edhe më tej nga vendi pritës që nga viti në vit në emër të legalizimit me të drejtë apo jo u xhavati miliona euro, para që në aspektin social dhe atë ekonomik përbënin një padrejtësi

Emigrantët leje qendrimi ndigjojnë dhe leje qendrimi nuk shikojnë.

Shteti grek nga ana e tij është interesuar që të vjel vetëm para nga xhepat e e migrantëve, duke i sorrollatur nga një zyrë në një tjetër përball një burokracie të papranueshme. Rinovimi 2 vjeçar për çdo emigrant në Greqi kushton 300 eruro ndërsa për një familje veti i katërt 1200 euro. Sikur të mos mjaftojnë kjo më e keqja është që shumat e mëdha që u kërkohet emigrantëve për rinovimin e lejeve të qendrimit i marrin të skaduara, ndërsa në qoftë se emigranti vonon një ditë dorëzimin e dokumentave për rinovimin e dokumentave, gjobitet me 200 euro. Pak ditë më parë në parlamentin grek nga deputeti Markopoulos i partisë Grekët e Pavarur u theksua se nga 2 milionë emigrantë qe ndodhen në Greqi, vetëm 25% prej tyre janë të ligjshëm.

Një mekanizëm i tërë në këmbë për të rrjepur emigrantët

Shumë qendra të reja shërbimesh u ngritën në gjithë Greqinë. Shumë vende punë u hapën në këto qendra te ashtuquajtura KEP, ku vetëm në Athinë u ngritën në emër të emigrantëve për lehtësim 9 prej tyre. Por hapja e tyre nuk luajti ndonjë rol pasi burokracia shtetëtore kishte marrë urdhër nga lart për ngadalësimin e rinovimit të lejeve të qendrimit, një strategji e zgjuar që i shkon për shtat ketij vendi.Sikur të mos mjaftojë kjo emigrantëve për leje afatgjate për 10 vjet u kërkohet taksë prej 800-900 euro, ndërsa një familje me 4 anëtar prej 3600 euro, kjo në këtë krizë të madhe ekonomike që ka mbërthyer vendin. Greqia ka numrin më të madh të avokatëve. Pjesa më e madhe e tyre tashmë merret me lejet e qendrimit. Një kombinacion ndërrmjet bashkise, prefektures dhe avokatëve. Fitimet janë kolosale, aq sa askush nuk di paratë që fitohen dhe sa leje qendrimi jepen. Edhe pse ky proces ka filluar ne qershor te 1997, emigrantët ende nuk kanë statusin e tyre emigrantë ekonomik. Skandali dhe korupsioni në kurriz të emigrantëve bëri qe  në Athinë të mbyllej Instituti i Emigracionit.

Shqiptarët, 30 milionë euro për rinovimin e lejeve të qëndrimit…!

E pabesueshme po nje realitet. Emigrantët tanë për të qendruar të ligjshëm i paguajnë shtetit grek për rinovimin e lejeve të qendrimit rreth 39 milionë euro në dy vjet, ose më saktë 15 milionë euro në vit. Në krahasim me biznesmenët që janë pronarë të mëdhenjë të anijeve greke që përbëjnë 16% të flotës botërore në industri, emigrantët tanë paguajnë në vit 15 milionë euro, kundrejt këtyre që paguajnë 12 milionë. Në përgjithësi (simbas burimeve zyrtare) emigrantët i paguajnë harac shtetit grek 50 milionë euro, kjo trajtuar në dhjetor të 2010 në parlamentin grek. Tatimet vazhdojnë, bashkë me të edhe korupsioni në kurriz të bashkëatdhetarëve tanë.