Emigracioni: Të paraburgosurit për debime përbëjnë 27%, të gjithë të burgosurve që ndodhen ne Greqi

Aktualitet

Të dhënat e plota për vitin 2917, janë siguruar nga policia dhe janë raportuar Avokatit të Popullit të Greqisë, mbi shtetësinë e të huajve që presin në qelite e komisariateve për tu deportuar.

Shifra të larta që tregojnë se nga 13,439 të dëbimit të detyruar, 11,111 prej tyre janë emigrantë shqiptar, që përbëjnë 83%.. Mbi të gjitha nga ky raport transparencë i policisë tregon qartë numrin e lartë e të huajve që vuajnë dënimin për tu deportuar është në 27% të numrit të përgjithshëm të denuarve ne këtë vend.

Shifrat e të paraburgosurve administrativë që presin debimin

 Sa i përket të paraburgosurve administrativë, policia greke (ELAS-i) informoi Avokatin e Popullit se më 1 nëntor 2017 në Qendrat e Para-Deportimit mbaheshin gjithsej 2,598 të huaj, një numër që është mbi 60% më i madh se numri korrespondues i 1,583 të burgosurve në vitin 2016. Numri përkatës i të huajve që do të kthehen por që mbahen në ambientet e paraburgimit të policisë më 1 nëntor 2017 ishte 974 persona, gjë që konfirmon paraburgimin derisa vendi të gjenden vende të lira dhe numri i madh i të paraburgosurve administrativë nga policia në tërësi.

Përvec paraburgosjes probleme kryesore të ngritura në vitin 2017, lidhur me procedurat e kthimit janë si: Informacion i pasaktë i të burgosurve në procesin e kthimit, së bashku me një mungesë të plotë të interpretimit. Interpretimi është i rëndësishëm për të gjitha të drejtat e të burgosurve, veçanërisht pasi që qendrat e ndalimit bashkëjetojnë me kategori të ndryshme të të burgosurve, thekson nga ana e tij Avokati i Popullit te Greqisë.

Por mbi te gjitha vlen për t’u theksuar se Greqia si nje vend prites i emigranteve ku mbi 605 jane shqiptare ka bere me dhjetra studime per kete kete komunitet, ne një kohë qe Shqiperia ende nuk ka bere asnje per emigracionin shqiptar ne Greqi.