Emigracioni : Votat Rilindjes, ku ishte në këto 4 vite ?

Emigracioni Foto e Ditës Kryesore

Bojkoti në këto zgjedhje do të ishte veprimi më i duhur për t’i dhënë një mësim sistemit politik në Shqipëri. Të bojkotosh zgjedhjet nuk përbën krim, aq më shumë i bashkohesh thirrjes së partisë ZGJIDHJA. Rilindja k;rkon vot;n emigracionit, po ku ishte kjo në këto katër vite?

       Nga Shpëtim Zinxhiria 

Sot përfundon fushata elektoriale dhe bashke me te duhet që të përfundojë edhe qeveria e palmave dhe ajo e fasadave “Rama –2”, nje qeveri qe premtimet në përgjithësi i la ne harrese, duke lënë me gishtë në gojë edhe komunitetin më të madh atë të emigracionit.  Emigrantëve kudondodhur përsëri u kërkohet vota, që këtë herë më shumë se kurrë, duke bërë që ndryshe nga herët e tjera vetëm në Athinë janë hapur shumë zyra të kësaj strukture, si dhe disa agjensi transporti udhëtarësh në Athinë janë vënë në dispozicion falas për të votuar në Shqipëri.

Është Rilindja ajo që si dje edhe sot u bën thirrje emigrantëve të braktisur, këtij komuniteti më të haruar në këto vite të demokracisë. Është kjo parti që paturpësisht u kërkon përsëri votën emigrantëve, po me një ndryshim se këtë radhë zoti Rama pasi u ka marrë votën më 2013 nuk ka ardhur asnjëherë në Greqi. Në një vend ku emigracioni shqiptar prej më se dy dekadash është bërë një urë lidhëse miqësie ne mes dy vendeve tona, edhe pse për mungesë serioziteti e ego janë cënuar disa herë. Vitet ikin shpejt dhe historia njëkohësisht nuk të të harosh.

Rilindja e 2013 me atë të sotmen nuk ka asgjë të përbashkët me socialistët e vertetë. Ishte kjo që premtoi me bujë emigrantëve se në zgjedhjet e 2017 emigrantët do të votonin nga vendet ku jetojnë dhe punojnë.Ndryshimi që kjo bëri ishte vetëm i ngjyrës nga e kuqe në vishnje dhe më pas ne blu.

Edhe pse mandati i Ramës -1po përfundon, prezenca e tij si kryetar i partisë, apo si kryeministër në emigracion ka qenë pothuajse zero, duke theksuar se kjo çështje kërkonte mbi të gjitha një unitet dhe solidaritet politik si dhe një administrim mbarë kombëtar në lidhje me vendet ku kanë emigruar shqiptarët. Për këtë, nga kreu i partisë kërkohet një politikë konkrete, duke lënë mënjanë mashtrimet dhe premtimet.

Premtimi i Ramës më 2013 nuk është se i befasoi emigrantët, pasi premtime të kësaj natyre ishin dhënë edhe nga të tjerë, duke i kujtuar se në politikë çdo gjë është kalimtare.

Zgjedhjet e 2017 kanë indinjuar pjesën më të madhe të emigrantëve pasi më 2013 ishin 80 mijë vota të emigrantëve që sollën në qeveri këtë parti, që më pas siç dihet nuk mbajti asnjë premtim ndaj tyre. Kreu i kësaj partie në fushatën elektoriale të 2013 shpalosi në platformën e kësaj strukture 10 premtime për emigracionin, të cilat fatkeqësisht mbeten të tilla në letër. Sot Rama nuk ka fytyrë të vi në Greqi, sepse gjatë mandatit të tij si kryeministër nuk bëri asgjë për emigrantët në Greqi, por në të kundërtën ka acaruar dhe tensionuar marëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa sot për ironi me patupërsinë më të madhe u kërkon votën emigrantëve.

Më 28 maj të këtij viti Rama në komunikim javor u është drejtuar përsëri emigrantëve : “E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013 dhe thonë duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo po edhe kjo tjetra. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, e di që mbetet edhe shumë për të bërë, por ama ju kemi dhënë provën se dimë të bëjmë shtet” tha zoti Rama. “Mos harroni që në 44 muaj nuk mund të bëhej çka nuk u bë në çerek shekulli. Nuk dua të justifikohem para jush për asgjë skemi bërë dot, por dua t’ju siguroj se do të bëjmë të gjitha ato që duhen nëse na mbështesni duke na ndihmuar me votën tuaj mua dhe PS duke pasur më shumë pushtet, jo për veten, por duke bërë më shumë për Shqipërinë që duam të gjithë”

Rama me anën e deputeteve të tij përsëri me të njëjtën strategji u premton përsëri emigrantëve, po me një ndryshim se këta radhë ai nuk ka kurajon që t’i shikoj këta drejtë e në sy. Ai i ka gënjyer dhe mashtruar komunitetin e emigrantëve në Greqi. Ai i përdori votat e tij dhe u tall më në fund me emigrantët. Por nga ana tjetër pritet se pjesa më e madhe e emigrantëve as që do të marrin mundimin për të shkuar e votuar në Shqipëri, pasi këta sipas premtimit të “Ramës -1”, duhet që emigrantët shqiptar të votonin në Greqi, njëllojë siç votojnë komunitetet e tjera të emigrantëve. Por…

Rama kërkon votën përsëri emigrantëve, ku katër vite më parë u premtoi se pranë RTSH do të kishte një program të veçantë dhe apostafat për emigracion, por edhe këtë premtim më “banal” pa asnjë kosto nuk e realizoi dot.

Rama u kërkon votën emigrantëve në një kohë kur i mashtroi me premtimin se në konsullatat tona do të punësoheshin edhe emigrantë, përkundrazi punësoi njerëzit e tij, duke mos anashkaluar edhe ambasadoren tonë në Greqi znj. Ardiana Hobdari ( kushërira e ministrit Bushati). Rama e bëri këtë premtim pasi në Greqi çdo vit mbarojnë studimet e larta për dipllomaci dhjetra emigrantë, por deri më sot nuk është punësuar asnjë, aq sa edhe portieri qe hap porten vjen nga Shqipëria. Ende vazhdojnë të përballen me burokracinë dhe korrupsionin nëpër ambasadat e konsullatat e mbushura me militantë, dhëndurë e farefis të partisë në pushtet.

Rama u kërkon votën emigrantëve në një kohë kur Shqiptarëve në emigrim, nuk u njihen kontributet për pension dhe sigurime shoqërore e shëndetësore, dhe vazhdojnë të diskriminohen vetëm për faktin se kryeministri nuk di se ç’nxjerr nga goja në përçartjet e tija pseudonacionaliste. Emigrantët në Greqi i kujtojnë kryeministrit premtimet që ka bërë për njohjen e kontributeve shëndetësore për pensione etj.

Rama u kërkon përsëri votën emigrantëve në një kohë kur edhe në Shqipëri nuk ka mbajtur premtimet e bëra më 2013, si: ulja e çmimeve të shportës,  ulja e çmimit të energjisë elektrike, shëndetësia falas, anulimin e koncesioneve të qeverisë Berisha, heqja e taksës së qarkullimit për bujqësinë dhë bërjen e çmimit të naftës për këtë sektor në 13 lekë si dhe  mbyllja e lojërave të fatit.

Rama dhe përsëri Rama u kërkon votën emigrantëve se me të ardhur në qeveri do të ngrinte një qender kulturore në Greqi, por edhe këtë premtim nuk e mbajti.

Në një vend demokratik emigrantët do të gëzonin të drejtën e votës në vendin ku punojnë e jetojnë, aq sa edhe zëri i tyre të dëgjohet, dhe vota e tyre duhet të numërohet. Por fatkeqësisht emigrantët shqiptarët nuk i gëzojnë këto të drejta pasi në krye të qeverisë janë njerëz që u mungon vullneti politik, por janë të aftë të gënjëjnë dhe të mashtrojnë sa herë që duan në kohën dhe momentin e duhur. Kjo më mirë se kushdo i përshtatet kryeministrit tonë i cili di të justifikohet edhe kur kritikohet për të metat në punën e tij.

Emigracioni shqiptar në Greqi nëse do që të mos mbetet peng i politikës dhe në skllavëri duhet të mos votojnë Edi Ramën në këto zgjedhje, gjithashtu duhet që tu bëj thirrje familjeve të tyre për që të mos ta votojnë atë. Nëse duhet që ky vend të ecë përpara dhe të jenë vetë pjesëmarrës në jetën politike duhet të mos votojnë këtë njeri, të mos votojnë Rilindjen për ti dhënë fund të keqes premtimeve ndaj emigrantëve.

Rama këtë herë nuk duhet votuar pasi nuk realizoi dhe as kërkoi falje për premtimin se do të hapte 300 mijë vende pune, duke u justifikuar se vende pune ka sa të duash, po shqiptarët nuk duan të punojnë.

Rama këtë herë nuk duhet votuar pasi mashtroi në shumë mnyra rreth 1 milion qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë territorit shqiptar, duke faktuar se për të interesi i vetëm është karrigia kryeministrore dhe jo t’u shërbejë edhe emigrantëve.

Përse duhet ta votojmë Ramën, kur mashtroi përsëri në votimet e 2015 për pushtetin vendor, kur emigrantët mbetën “prapa listës” dhe këta si gjithmonë e justifikuan mosmbajtjen e premtimit për mospasje kohe të qeverisë, nga që ishte në mes të mandatit.

Rama nuk duhet votuar sepse pas 44 muajve ende nuk po u  kërkon ndjesë emigrantëve shqiptarë për talljen dhe fyerjen publike që u ka bërë në përgjithësi.

Përse ta votojmë Rilindjen me në krye Ramën për brockullat dhe premtimet e 2013, se: “Iku koha kur emigrantët ndjehen jetim, Tashmë çdonjëri prej tyre mund të votojë në vendet ku jetojnë ku tashmë gëzojnë të drejtën të zgjedhin dhe të zgjidhen. Vendimi i sotëm i qeverisë u jep fund praktikave të deritanishme të mbushjes së autobusëve me emigrantë votues nga shtetet fqinjë.   ”.

Por si më 2013 edhe më 2017 rilindja bën të njëjtat premtime, duke mos kërkuar ndjesë për mos realizimin e tyre për emigracionin. Sot emigrantët nuk ja kanë nevojën më asnjë njeriut, kur këta kishin halle dhe probleme askush nuk ju ndjeh pranë, ndërsa sot u kërkohet gjeja më e shtrejntë e tyre, u kërkohet vota. Të mos votosh Rilindjen nuk përbën krim në një demokraci të vertetë, pasi Rama shpesh herë ka shfaqur paqëndreshmëri dhe tregon shenja armiqësore në pluralizëm dhe dëmton Demokracinë në Shqipëri. Të mos votosh Ramën do të thotë të heqësh nga vendi gjysmën e të keqes sa nuk është vonë, pasi ky njeri sot si i pangopur ëndrron për pushtet absolut, duke na kujtuar presidentin turk Erdogan. Shqipëria “fatkeqësisht” këtë lluks nuk e ka…