Emigrantët në Spanjë po vdesin nga mungesa e kujdesit shëndetësor

Emigracioni Rajoni

 

Një reformë shëndetësore publike e futur nga qeveria spanjolle në vitin 2012, e cila përjashtoi emigrantët e paligjshëm nga aksesi në kujdesin shëndetësor publik, ka shkaktuar një rritje mesatare prej 15 përqind të vdekshmërisë në mesin e të huajve pa dokumente në Spanjë, thote një studim i ri.

Hulumtimi u krye së bashku nga Instituti Ekonomik i Universitetit të Barcelonës dhe Qendra e Kërkimeve në Shëndetësi dhe Ekonomi (CRES) të Universitetit Pompeu Fabra. Studimi u përqendrua në analizimin e çdo ndryshimi në normat e vdekshmërisë në popullatën që banonin në Spanjë midis 2009 dhe 2015 në krahasim me periudhën e mëparshme 2009-2012. Hulumtimi zbuloi se një shtesë prej 70 vdekjesh në vit u regjistruan në mesin e migrantëve pa dokumente që nga miratimi i ligjit në vitin 2012. Reformat u prezantuan nga qeveria konservatore e udhëhequr nga Partido Popular.

Të dhënat nga studimi treguan se efektet e reformës shëndetësore përkeqësohen me kalimin e kohës në mënyrë që në vitin 2015, shkalla e vdekshmërisë midis migrantëve të parregullt është rritur 22.6 përqind krahasuar me numrin e vdekjeve të regjistruara para ligjit”, thanë hulumtuesit.

Katalonia rivendosi mbulimin universal të kujdesit shëndetësor publik në qershor 2017, kur administrata katalane miratoi legjislacionin duke njohur të drejtën e të gjithëve për kujdesin shëndetësor publik në rajon, pavarësisht nga gjendja e tyre administrative.