Emigrantët shqiptarë erdhën të papunë në Greqi, por kthehen pa pensione në Shqipëri

Aktualitet Emigracioni

Focus News /

Siç erdhën edhe po ikin, kjo për një pjesë të madhe të shqiptarve. Një problem i madh për shqiptarët në Greqi është dështimi për marrjen e një pensioni.

Për shembull, shqiptarët me moshë të madh që kanë punuar në vendin e tyre për 20 vjet dhe 18 në Greqi, nuk marrin pension nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore IKA, sepse vitet e tyre të punës në Shqipëri nuk njihen. Kjo ka të bëjë me mungesën e marrëveshjes mes dy shteteve dhe shërbimeve përkatëse kompetente. Edhe pse është folur shumë herë edhe pse janë bërë disa takime instituciale midis dy vendeve, si dhe një premtim nje ish kryeministri shqiptar, emigrantët shqiptarë për pensione ndigjojnë dhe pensione të marrin nuk po shikojnë.

Kjo është pasojë e shumë faktorëve dhe në thelb pamjaftueshmëria e infrastrukturës së shërbimit përkatës shqiptar dhe mungesës së burimeve financiare nga shteti shqiptar dhe atij grek. Megjithatë, në një vizitë të fundit nga Kryeministri shqiptar në Greqi, pala greke premtoi të trajtojë çështjen e pensioneve shqiptare në Greqi. Është gjithashtu e qartë se shqiptarët, të cilët banojnë dhe punojnë ilegalisht në Greqi, me rezultatin që ata nuk paguajnë kontributet e nevojshme për IKA-n, nuk kanë të drejtë për pension nga shteti grek.

Për hir të vertetës emigrantët shqiptar erdhën në Greqi në moshë prodhuese për të gjetur punë dhe pas 20-25 vitesh u kthyen në Shqipëri në moshën 60-65 vjeç dhe pa siguruar pensionin e tyre. Aktualisht, dramën e tyre e jetojnë mbi 300 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët për vite kanë jetuar në këtë vend të punësuar në sektorë të ndryshëm dhe tani për shkak të krizës janë të detyruar të kthehen në vendin ku kanë lindur, pa patur mundësi të marrin pension. Sot ata kthehen në Shqipëri ashtu si erdhën të pa punë dhe më e keqja pa pension.

Vlerësohet se rreth 180 mijë emigrantë (30%) u kthyen në Shqipëri duke lënë pas vite, punë dhe djersë. Vala e kthimit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.Kriza shumë vjeçare që ka mbërthyer Greqinë detyron mijëra emigrantë të kthehen në atdheun e tyre. Atje ata duhet të luftojnë për të gjetur punë në një vend në zhvillim, por punët nuk janë të lehta për t’u gjetur në Shqipëri…

Por ka edhe një kategori të rëndësishme të emigrantëve që kthehen në Shqipëri që dëshirojnë të dalin në pension. Për ta bërë këtë, megjithatë, ditët e punura ( ensimat) që kanë marrë në Greqi duhet të njihen. Dhe këtu vjen problemi i madh, pasi Shqipëria nuk ka lëvizur me Greqinë për të nënshkruar një marrëveshje dhe punëtorët emigrantë që janë kthyer në vendin e tyre, të cilët nuk mund të dalin në pension ose të njihen si vite pune. Kthimi i tyre ne atdhe, i bën ata në jetën e tyre për të dytën herë emigrantë, por këtë herë në vendin e tyre, në vendin që ata kanë lindur. Dhe kjo është edhe më e vështirë.

Dhe, për fat të keq, pas 25 viteve të punës, ensimat nuk njihen në atdheun e tyre. Ka emigrantë shqiptarë të cilët kanë mbledhur mbi 4.500 ensima dhe nuk njihen nga dy shtetet përkatës, ku njeri ja lë topin në dere tjetrit. Kjo është arsyeja pse duhet të ketë një marrëveshje transnacionale midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi sot përbën një çështje shumë serioze për jetën e mijrave emigrantë shqiptarë… Sa për kujtesë rreth 300 mijë shqiptarë humbasin pensionet e pjesëshme në Greqi…