Emigrantët vendimtar për bilancin demografik në Greqi

199

Hyrja për në Greqi i një numëri të konsiderueshëm i të huajve që nga viti 1990, shumica dërrmuese e të cilëve ishin të moshës 20-45 vjeç (një pjesë e madhe e tyre përbëhej nga gratë të moshës riprodhuese) nuk kishte të ngjarë që të mos kishte dhënë asnjë efekt mbi pjellorinë e vdekshmërisë dhe bilancin e lindjes ndaj vdekjeve. Vitet e fundit në Greqi, në 17 vdekje për  1.000 banorë janë të huaj, ndërsa 176 lindje  për 1000 banorë i përkasin po grave të huaja. Ky studim është vendimtare për bilancin  demografike në nivel kombëtar dhe rajonal, thekson raporti i profesorëve Kotzamanis Bajroni dhe Marie-Noel Ntyken, në Universitetin e Thesalisë  Kështu në gjashtë vjet nga 2004 – 2009, në nivel kombëtar, lindjet nga nënat e huaja llogariten për gati 17.6 për qind të të gjitha lindjeve, ndërsa vdekjen e të huajve vetëm 1.7% e të gjitha vdekjeve, llogaritur për 1.000 banor. Ky dallim i rëndësishëm ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve të huajve në këtë mënyrë u jep një bilanc pozitiv të konsiderueshme në vlera absolute (108.000), në krahasim me bilancin e lindjeve, ndërsa bilanci i vdekjeve të grekëve është negative (-76. 000), shpjegon për median e shkruar greke zoti Kotzamanis.

Dallimet në mes këtyre dy shtresave të popullatave ( të huajve dhe vendasve)  janë kryesisht të ndryshme në sferën demografike, ndarë në dy piramida.  Piramida për grekët tregon se këta janë një popull i plakur, ndërsa piramida e të huajve tregon se janë jashtëzakonisht të moshës rinore, këtu fillon edhe frika e këtij vendi që simbas tyre pas dy – tre dekadash ky rritëm i lindjeve të të huajve mund të bëjë këtë vend të huaj në vendin e tyre. Sipas studiuesve është llogaritur që mbas 25 vjetëve të ardhshme grekët do të jenë pakica në vendin e tyre. Po koha do të jetë barometri më i saktë i këtyre parashikimeve të studiuesve. Duke parë në një nivel më të ulët të kontributit të të huajve në vdekshmërisë ne gjejmë se dallimet janë të vogla në nivel komunal, ndërsa, anasjelltas, kontributi i tyre në lindje ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, ku lindjet e nënave të huaja variojnë  deri në 57 për qind të të gjitha lindjeve në disa bashki të qyteteve. Në veçanti, nëse lindjet e huaja do të kalojnë vdekjet në pothuajse të gjitha komunat, gjë që ndodh vetëm në 80 komunat për grekët, ndërsa në 245 komunat e tjera të vendit të tyre, vdekjet e tejkalojnë lindjet. Në një përqindje të vogël të këtyre 245 komunave, në vetëm 37 prej tyre bilanci i lindjes-vdekjes për të  huaj kalon më shumë se bilancet negative, pasi kanë marrë  nënshtetësi greke, por bilancet në mënyrë të përgjithëshme marrin një shenjë pozitive, thekson studimi. Megjithatë në 206 komuna bilanci negativ i grekëve nuk mund të mbulohet nga lindjet e tepërt e të huajve. Por edhe në ato komuna, ku vdekjet tejkalojnë lindjet në popullatën e përgjithshme ekuilibri natyror në total është negative. Situata në këtë vend do të ishte veçanërisht problematike nëse nuk do të kishte të huaj, të cilët, me anën pozitive të tyre  ruajnë  bilancin si një shkallë ekulibri të përgjithshëm nga ajo më negative, rënia e numrit të popullsisë së vendit. Studimi thekson se, duke kërkuar në mënyrë specifike kontributin e të huajve në gjashtë vitet 2004-2009 të lindjes dhe duke pasur parasysh se pesha e grave të huaja ndryshon nga komuna në komunë mund të klasifikojë 325 komunat në shtatë grupe të mëdha. Në tre prej tyre, ku përbëjnë 1/3 e komunave të vendit pra 81nga 325 komunat, verehet se16% e të gjitha lindjeve (por 1/3 e totalit vjen nga lindjeve nënat e huaja), kontributi i nënave të huaja në lindje është shumë i rëndësishëm, pasi 1 në 4 lindje, ose 25 për qind vjen prej tyre. Komunat e tre grupe janë kryesisht në ishujt (me përjashtim të ishujve të Egjeut në verilindje), pjesa më e madhe e Epirit dhe të Peloponezit, të Atikës dhe të pjesës lindore të Greqisë Qendrore dhe Thesalisë. Në anën tjetër, një numër i madh i komunave  pra 134 nga 325 të mbledhura në Thrakë, Maqedoni (përveç pjesën e mesme të saj), si dhe në çdo anë të aksit kryesor të malit në kontinent, në veri të Korinthit, kontributi i të huajve në kursin e lindjes është relativisht e ulët, pra 15 për qind të gjitha lindjeve.Këto komunat, regjistrojnë  48% e të gjitha lindjeve për periudhën 2004-2009, por me një ndryshim që vetëm 28 për qind e atyre lindjeve vijnë nga nënat e huaja. Në komunat tjera në 110 në përgjithësi, pjesëmarrja e nënave të huaja është shkallë kombëtare, është baras në mesataren e vendit, pasi grate e huaja kontribojnë nga15-25 për qind të lindjeve për e gjashtë vjet nën shqyrtim, pra 2004-2009, thekson studimi