Erdogan në Tramp për Jerusalemin: Çfarë po bën? Ju duhet të punoni për pajtim dhe jo për kaos

33

Erdogan paralajmëroi se vendimi i SH.B.A.-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit do ta shtynte rajonin në një “rreth zjarri”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se vendimi i SH.B.A.-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit injoron plotësisht një vendim të OKB-së të vitit 1980 mbi statusin e qytetit. Erdogan paralajmëroi gjithashtu se vendimi i Uashingtonit do të “shtyjë botën, dhe veçanërisht rajonin, në një rreth zjarri”.

“Tramp, çfarë po bën? Çfarë lloj qasjeje është kjo? Zyrtarët politikë duhet të punojnë për pajtimin e jo për kaosin, “tha presidenti turk duke iu drejtuar homologut të tij amerikan.

Erdogani kishte bërë një paralajmërim zyrtar, para se të bënte njoftimin Tramp se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit “do t’i shërbejë organizatave terroriste”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të 57 anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në një samit në Stamboll më 13 dhjetor për të diskutuar mbi zhvillimet në çështjen e Jeruzalemit. Të dy palët kanë forcuar bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në sektorin e energjisë, por Erdogan vazhdon të kritikojë rregullisht politikat izraelite ndaj palestinezëve.