Erdogan u bën thirrje shkencëtarëve turq të kthehen në atdheun e tyre

Rajoni

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje shkencëtarëve turq që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për t’u kthyer në atdheun e tyre, në një përpjekje për të ndryshuar fenomenin e ikjes së trurit – migrimi masiv i profesionistëve të specializuar jashtë vendit.

Thirrja e Presidentit të Turqisë u bë pas një raporti statistikor këtë muaj, duke treguar se numri i turqve që u larguan nga vendi në vitin 2017 u rritën me 42.5% brenda një viti në 253.640 .

Ne kemi filluar një fushatë për t’i sjellë shkencëtarët tanë në shtëpi. I bëj thirrje shkencëtarëve tanë në çdo cep të globit për të marrë pjesë në lëvizjen shkencore dhe teknologjike “, tha kreu i shtetit turk në një fjalim në nje panair te teknologjisë në aeroportin e ri në Stamboll.

“studentet që dërgojmë për të studiuar inxhinierinë në Perëndim po kthehen në nivelin më të lartë … me mendjen e tyre të mashtruar”, tha presidenti turk, duke premtuar të zhvillonte plane të reja me mbështetjen e shtetit, veçanërisht në industrinë e mbrojtje