Ethet për mëkëmbësi

522

agimi 55

AGIM BASHA  /  Nesër, qysh herët në Tiranë do të ketë një procestjetër të rëndësishëm zgjedhor. Por, ka një dallim dukshëm të madh nga procesi zgjedhor i një muaji më parë. Të dy proceset janë me rëndësi për vendin. I pari, dhe më i rëndësishmi kaloi provën gjenerale me shumë sukses, një muaj më parë. Çka, qetësoi shqiptarët anë e kënd vendit, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Idyti,edhe pse ka peshë si proces, nuk e ka kurrë rëndësinë e procesit zgjedhor për forcën/at që do të qeverisin vendin për katër vite të ardhshme.

Në mos edhe më gjatë. Për zgjedhjet e 23 qershorit e “mblodhëm mendjen…” si të thuash. Shqiptarët në mënyrë plebishitare votuan PS-ne dhe koalicionin e majtë, me një fjalë votuan Rilindjen, rimëkëmbjen e Shqipërisë. Duke dënuar njëkohësisht një rregjim. Rregjimin despotik të Sali Berishës & co…! Proces Rilindjeje që do të fillojë në fillim vjeshtë.

Nesër në 22 korrik përsëri në Tiranë, një pjesë shqiptarësh do t’i drejtohen një kutie të vetme votimi, megjithëse, janë dy kuti të tilla. Ata, të zgjedhurit e nesërm do të mbushin me fletë votimi vetëm njërën kuti. Është përcaktuar se cilën, dhe po ashtu edhe për cilinkandidat. Në mos vijnë të mbushura që nga Lundra apo Tufina….(për të lehtësuar punën e delegatëve të nesërm. Nuk ka rëndësi ta themi ne sot atë emër, sepse e dinë të gjithë, qysh se u propozua, një muaj më parë. I propozuar nga lideri historik i së djathtës Dr. Berisha, diagnoza nuk ka nevojë të shihet nga një mjek tjetër. Sidomos nuk është fare e domosdoshme të gjykojnë të caktuarit e 22 korrikut. Në gjithë këtë histori bëhet fjalë për dy figura  “të spikatura” jo për histori suksesi në PD,por nga që janë spërkatur e baltosur keqazi në historinë e tyre politike, edhe pse të shkurtër as nga një dekadë anëtarë partie. Si S.Olldashi ashtu edhe L.Basha, normalisht që kanë të drejtë të hyjnë në një garë të ndershme,por që fatkeqësisht organizohet në mënyrë të pandershme.

Dhe akoma më pandershmërisht nga një njeri i dorëhequr. E ku është morali i dorëheqjes së Berishës, pastaj..?! Përse do të vlente Dorëheqja, si vlerë e demokracisë…nëse përsëri bën komandën ,njësoj si më parë…?! Këtë gjë po bën ish-kryetari i PD në këtë periudhë që është vetë-pezulluar nga të gjithafunksionet partiake.

Unë nuk besoj, (por vetëm militantët qorra…) mund të gënjejë me këtë lojë. Ndërkaq, fushata e dy kandidatëve për kryetarë të PD, ka qenë e tillë sikur në PD ka pasur vetëm  fitore…Sikur edhe në 23 qershor Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet. A thua,të jenë të gjithëpjesëmarrësit  e zgjedhjes së kryetarit të ri, e “Sigurimit…”, thuaj më mire kaq naivë?!

Jo, nuk besoj tek naiviteti i tyre, sepse janë po ata, (një pjesë e tyre,më të besuarit) që vinin nëpër mitingjet e Berishës, si ata që thirreshin në “zbor” dikur, në kohën e diktaturës. Ja,kështu ndodh edhe këto dy ditë me militantët dhe njerëzit “e kapur nga Berisha”. Në kërkim të Mëkëmbësit. Në aprovimin e njeriut të Familjes…shërbëtorit kokulur të Familjes. Ky është gjetur më i përshtatshëm se L.Basha ,nuk besoj se do gjente tjetër familja Berishaj, për t’i dorëzuar përkohësisht testamentin. Ndoshta deri në fund vjeshtë. Deri atëherë do të jetë bërë më mirë doktori…Olldashi, është njeriu i radhës që dosakrifikohet. Ai vjen në këto zgjedhje si “kokë turku” i paracaktuar. Njeriu me shumë zullume. I zhytur në krime, korrupsion dhe abuzime tëmëdha, ky njeri shkon “Bedel” për të larë duart nga gjaku lidershipi I partisë. Zgjedhja e njërit prej të dyve do të bëhet edhe më e vështirë sepse lideri i dorëhequr, po i ndryshon objektivat e tij nga njëra ditë në tjetrën. Fillimisht tha se, i njeh zgjedhjet,dhe pranon humbjen. Pranoi fajin, dhe mori përgjegjësitë e humbjes  mbi vete. Befas, pas një muaji u kujtua që përmes KQZ, të kërkojë rinumërim të votave, të cilat i përpunoi në magazinat e Lundrës dhe Farkës. Tani së fundi del me teorinë e blerjes së votave me paratë e drogës dhe krimit. Duke përfunduar se:nuk i njeh zgjedhjet. Po mëkëmbësi,a ka kuptim të zgjidhet vallë…?!