Europa e të papunëve

428

europa e te papuneveEuropa të lë përshtypjen se është ndarë në të fortit e veriut dhe të dobëtit të jugut. Krijimi i BE menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore kishte për qëllim bashkimin e vendeve të dobëta përball vendeve të forta, ndërsa sot po ndodh e kundërta. Bashkimi i popujve për të cilin ishte edhe qëllimi i kësaj aleance duket se i përket vetëm të kaluarës. Europa e veriut me në krye Gjermaninë po komandon sot duke shtrirë prodhimet e saj në të gjitha tregjet e BE, të cilat zënë rreth 67 për qind të importit të saj, në një kohë që kriza ka mbërthyer vendet e këtij komuniteti

Dhënia e Çmimit Nobel të Paqes në Bashkimin Evropian, padyshim ka ndikuar që shumë evropianëve kanë qeshur me hidhërim, ose janë egërsuar. Vendimi i Komitetit Norvegjez që deklarojë Europën “kujdestar i paqes për vitin 2012 sigurisht është një shembull që nuk duhej të ndodhte, një shëmbull që i përkon më shumë një humori.  Në këtë kohë kur BE merr çmimin Nobël, papunësia në këtë komunitet regjistron 26 milione të papunë, ndërsa ne eurozona regjistron edhe 19 milionë të tjerë. Lufta sociale po zhvillohet me intensitet më shumë në vendet e “mëkatare” të Evropës jugore, ku papunësia është në rritje të shpejtë. Por kriza ka ardhur tashmë dhe në Europën e veriut, si në Holandë apo Finlandë. Gjermania duket si një model i rregullit ekonomik, ku në të njëjtën kohë miliona punëtorë me një pagesë prej 400 euro, por edhe emigrantë nga Greqia, Portugalia dhe Spanja ku kërkojnë një jetë më të mirë.

Guardian: “Evropa nuk do njerëzit e rinjë”,

Statistikat që publikon çdo muaj Eurostat nuk shkakton ndonjë përshtypje dhe asnjë shqetësim. Përqindja e popullsisë ekonomikisht aktive zhvendosur nga tregu i punës është rritur në mënyrë të vazhdueshme për një vit.  Në Evropën e të papunëve tani janë më shumë se 26 milion njerëz, të cilët nuk janë të punësuar, ndërsa në Eurozonë, papunësia tashmë ka prekur 19 milion njerëz. Greqia dhe Spanja kanë epërsinë më të trishtuar pothuajse në të gjitha kategoritë e të papunëve. Më zhgënjyese nga madhësia për të papunët nën moshën 25 vjeç,  që arrijnë një total prej katër milionë të papunë është regjistruar në eurozonë, duke zënë 24 për qind. Kjo padyshim tregon se: “Evropa nuk do njerëzit e rinjë”, shkruar në një artikull të kohëve të fundit në gazetën e njohur britanike “Guardian”, duke vënë në dukje se “për herë të parën në periudhën e pasluftës, gjenerata e re e kontinentit është i detyruar që të përshtaten me kushtet më të këqija se ato të paraardhësve të tyre.”

Studimet: 153 miliardë euro në vit kushton papunësia ne vendet e BE

Shërbimi Hulumtimi i Bashkimit Evropian (Eurofound) në studimin e tij të fundit ka theksuar mbi punësimin se kostoja e papunësisë së të rinjve në vendet e BE për një vitë është në 153 miliardë €. Kjo kosto vjen si rezultat produktivitetit të  humbur. Akoma edhe organet institucionale të tilla si, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, apo dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës padit lidershipët evropian për dështimin, si dhe për të respektuar një kontratë sociale. “Pasojat e një brezi të humburt humbur nuk është thjesht vetëm ekonomik, por edhe social dhe paraqesin rrezik për njerëzit e rinjë. Por nuk është vetëm papunësia që gjunjëzon të rinjtë. Sipas Observatorit francez të Rinisë dhe Arsimit (INJEP) 23 për qind e popullit francez nën moshën 25 vjeç ndodhet  në kufirin e varfërisë, ndërsa nga popullsia e përgjithshme e Francës, nëntë milionë ndodhen në kufirin e varfërisë. Është llogaritur se rreth 15 milionë francez janë vlerësuar të jenë punëtorë të varfër, që i shohin se portofole e tyre janë zbrazur më përpara se të përfundoi muaji.

 Gjermania një “klasë e lulëzuar”

Një tregues është shembulli iGjermanisë. Paketa e reformës quajtur “Axhenda 2010” i miratuar në vitin 2005 nga qeveria e Social Demokrate e ish kancelarit z. Gerhard Shrëder, ka krijuar sot një klasë të lulëzuar për 10 milionë punëtorë me pagë të ulët. Flitet për punëtorë të punësuar në “punën e zezë” pa asnjë mbrojtje nga marrëveshje kolektive, ose me orar fleksibil të punës me pagë me pesë dollarë orë pune. Megjithatë Gjermania është krenare për  cilësinë e lartë të produkteve të kualitetit të lartë, por edhe edhe para krizës, normat e rritjes së zhvillimit kompensohej mesatarisht me 10€  orë punë, ndërsa 25 e fuqisë punëtore paguhej me pak se 8,5 € në orë .

 Në Britani, “punojnë për asgjë”

Në Britani, ku zyrtarisht nuk ka kompensim minimal në një nivel kombëtar, kompesoi ekonomikisht rreth pesë milionë punëtorë ku “punojnë për asgjë”, kështu shkroi gazeta vendase “Guardian”. Në gjithë Evropën, rrjeti mbrojtës i sigurisë për punëtorët ndodhet në shtratin e rregullimit fiskal Procrustean. Standardi i jetesës po përkeqësohet, në një kohë që shteti social “kushton shtrenjtë në buxhetin kombëtar.” Por ajo që ndryshoi vitin e kaluar ishte kryesisht cilësia dhe jo sasia. Kjo sepse nuk janë vetëm të  “ varfërit e lindur” por edhe shumica klasës së mesme që dikur ishte e begatë sot është e detyruar të  përballet me kushtet aktuale të shoqërisë, njëllojë siç po përballen të “varfërit e lindur”.

Në rrugë sllovenët

Në fillim të dhjetorit një shpërthim i dhunshëm i popullit të Mariborit tronditi rutinë e qetë të Sllovenisë. Qyteti i dytë më i madh në vend që kishte reputacionin e “qytetit ku asgjë nuk ndodh”, por protestat dhe demonstratat masive filluan më 3 dhjetor të vitit të kaluar dhe që u përhap shpejt në të gjithë vendin, si dhe detyroi kryetarin e Frank Kangkler qytetit për të dhënë dorëheqjen. Skandalet financiare që pretendohet se kanë përfshirrë z. Kangkler ishte vetëm një justifikim për të derdhur edhe një herë në rrugë dhjetra e mijëra protestuesve, duke hedhur lëndë djegëse molotov dhe vezë duke bërtitur parulla kundër korrupsionit dhe oligarkëve të brendshëm. “Duhet të marri përsëri vendin tonë, sepse na i vodhën”,  thonin protestuesit, të cilët po shikojnë se në 20 vitet e fundit do të aplikohen në vazhdimësi nga të gjitha qeveritë një politikë të privatizimit neoliberal që ka transformuar shërbimet publike në biznese në pasurimin e elitës ekonomike dhe politike. Shumë personalitete dhe zyrtarët lokalë që janë akuzuar për korrupsion, por askush deri më tani nuk i kanë sjellë para drejtësisë. Tani protestat u përhapën për shkak të masave shtrenguese të kursimit dhe rritjes së papunësisë. Europa frikësohet nga një shpërthim social

Në Evropën jugore po rriten protestat kundër masave shtrënguese. Spanjollët, francezët, edhe belgët si dhe britanikët, po reagojnë ndaj politikave shtrënguese të zbatuara pa përjashtim nga udhëheqësit evropianë pavarësisht vullnetit politik. Qindra greva, demonstrata, protesta dhe të manifestimeve u zhvilluan vitin e kaluar në të gjitha qytetet e mëdha të Evropës jugore, si shkak prekur shkurtimeve të shpenzimeve sociale, rritjen e taksave dhe të papunësisë për shkak të recensionit.

Në Itali në muajin maj të vitit të kaluar punonjësit dhanë “alarmin” në ndërtesat e organeve tatimore në Livorno dhe Napoli u sulmua me bombë tipi molotov. Autoritetet italiane patën frikën e ringjalljes së ditëve të viteve 1970, edhe pse për momentin nuk kishte një lëvizje masive të dhunës politike.

Si më shumë thellohet recesioni, aq më shumë ngrihet zëri i fuqishëm, aq më shumë njerëz zbresin në rrugë e bërtasin me fjalët slogane kundër masave shtrënguese dhe “terrorizmit social”. Vetëm në muajt e fundit të vitit 2012, banorët e Lisbonës kanë rrethuar disa herë Parlamentin për të mos votuar masat e qeverisë aktuale Coelho dhe buxhetin e ashpër të vitit 2013. Demonstrata të fuqishme u bënë në Londër në tetorin e kaluar, me përfaqësuesit e punonjësve të flasin për “një mesazh shumë të qartë dhe të fortë” në drejtim të qeverisë së Konservatorëve dhe Liberal Demokratëve “, që është gjunjëzuar para një politikë që nuk është duke punuar. “Protestat në Spanjë dhe vende të tjera, ishin një paralajmërim për një shpërthimin sociale që kërcënon mbarë Evropën, për shkak të rritjes të lartë të papunësisë së të rinjve,” kështu pati deklaruar korrikun e 2012 Presidenti i Parlamentit Evropian Z. Martin Schulz.

Papunësia i dërgon eropianët e jugut emigrantë në veri të Evropës

Papunësia i dërgon eropianët e jugut emigrantë në veri të Evropës, në një kohë që Gjermania është duke kërkuar një personel të kualifikuar për industrinë e rëndë, të paktën 300.000 emigrantë u mirpritën në Gjermani për vitin 2012. Deklaratat e liderëve dhe zyrtarëve qeveritarë nga Berlini ishin një tregues i valës së re të emigrimit në Evropë. Banorët e vendeve të Evropës jugore po kërkojnë punë në Evropën veriore. Vendet si: Greqia, Portugalia, Spanja dhe Italia janë goditur nga kursimi i ashpër, që po zhvlerëson gjithnjë e më shumë vlerën punës, shkurtimi i pagave të punonjësve dhe pensionistave janë krzesisht viktimat e krizës, ndërsa njerëzit kryesisht të rinj nga çdo vend, po emigrojnë në vendet që ende mund të sigurojnë një punë të mirë për të punuar me dinjitet për një rrogë të mjaftueshëm.

 

Portugalia nga nje vend pritës për emigrantët, kthyer një vend emigrimi

Megjithatë, rekomandimet e Kryeministrit portugez Pedro Passos Coelho drejtuar bashkatdhetarët e tij korrikun e 2012, për lënë komoditetin e tyre dhe të shikojnë fatin e tyre për një të ardhme më të mirë jashtë vendit, pati shkaktuar një zemërim të madh në popullin vendas. Dhe ky zemërim masiv nuk ishte pa arsye, pasi kjo deklaratë ishte pranimi i dështimit të politikës ekonomike të zbatuar në vend. Në Portugali,  37 për qind e të rinjve gjëndet jashtë tregut të punës, paga minimale qëndron në 475 €. Por mjerimi i punëtorëve ka një emër tjetër: bollqe të gjelbër. «Recibos Verdés» nuk është asgjë tjetër, por është vetëm një praktikë e vjetër, gjë që gjen zbatim nga qeveria që dekadat e kaluara në sektorin publik dhe është themeluar si një praktikë zyrtar dhe në sektorin privat. Punonjësi portugez paguhet si një “partner i veçantë”  vetëm për një punë shumë të veçantë javore ose mujore pa asnjë të drejtë të rinovojë kontratën e punës, pa sigurime shoqërore dhe leje pushimi të papaguar. Më e keqja është se pas largimit nga puna, nuk i jepet as shpërblimi i ndihmës sociale  si i papunë, pasi nuk konsiderohet i papunë. E gjithë kjo vjen se ne arkën e shtetit janë shteruar fondet ekonomike për ndihma sociale. Kështu ky vend që dikur nga vitet 1990 ishte bërë një vend pritës i emigracionit nga Afrika dhe Amerika Latine (për shkak ish-kolonitë), tani në këtë kohë krize “dëbon” nga vendi më shumë se 70,000 punëtorë në vit. Kjo është vala e emigracionit masiv që regjistrohet në këtë vend, duke kujtuar vitet “60-70” kur portugezët emigruan në Francë.Historia regjistron rokadën e radhës. Tani destinacioni është ende larg, jo vetëm për emigrantët portugezë, por edhe për grekë, italianë, spanjollë etj. Evropa e veriut sapo vjen dhe po distancohet nga ajo e jugut.

 Italianët braktisin vendin

Në Itali po ngrihet «Fuga di cervelli», dmth eksodi i popullit më të arsimuar në vend, të cilët nuk mund të thithen nga ekonomia në rënie e vendit. Më shumë se 6o mijë italianë çdo vit braktisin vendin, ndërsa përqindja e personave të papunë për moshën nën 25 vjeç tejkalon 35 për qind në disa rajone të Italisë jugore, që arrin rekordet greke dhe spanjolle që e kanë mbi 50 për qind.

 Gjermania mirëpriti 185 mijë emigrantë në 6-mujorin e parë të 2012

Në anën tjetër të Evropës treguesi është i kundërt. Vetëm në 6 mujori parë e vitit të vitit 2012 Gjermania mirëpriti rreth 185 mijë punëtorë të ardhur nga pjesa tjetër e Evropës, me rrjedhën e emigracionit duke regjistruar një rritje rekord prej 35%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit 2011.

 Dyfishohen kërkesat për punë në Gjermani

Brenda një viti numri i këekesave portugeze dhe spanjollë të cilët kërkuan autoriteteve federale janë dyfishuar, ndërsa numri i grekëve u rrit me 78%. Si Instituti i Kërkimeve të Punës Nuremberg (IAB) Për fat të mirë për gjermanët është se shumica e punëkërkuesve në vend janë njerëz të arsimit universitar ose trajnim tepër teknike. Studiuesi Herbert Brouker IAB vlerëson se numri i imigrantëve në Gjermani evropiane do të arrijë në 300.000 për të gjithë vitin 2012 dhe parashikimet nga Goldman Sachs vënë numrin korrespondues në 360.000.

Shqetësimi në Gjermani vjen paraqitja demogragike e vendit të regjistruara në vitet e fundit. Për shkak të plakjes së popullsisë, gjë që bizneset e kanë të vështirë për të ripërtërirë stafin e tyre. Mungesa e krahut të punës, veçanërisht në industrinë e rëndë dhe të ndërtimit është duke u përballur me ftesën që gjermania u ka drejtuar  evropianëve jugore. Megjithatë, të dhënat e Shërbimi Federal të Punësimit, shumica e evropianëve jugore preferojnë që të punojnë dhe jetojnë në Berlin, apo qytete të tjera të mëdha ku nevojat e kompanive të tilla me emër si, BASF, Bayer dhe Daimler korrespondojnë me pozicione të vendosura në qytetet e vogla apo industriale zonat jashtë zonave urbane. Pavarësisht nga fluksi masiv të emigrantëve, zona të tilla si Rhein në Gjermaninë Perëndimore kanë parashikuar që mungesa në personelin e kualifikuar do të arrijë në 35.000 persona deri në fund të vitit 2013.