Europa, varrezë për refugjatët…

569

lista e vdekjes 555

Gjatë periudhës 1993- 2012 mbi 16.264  vdekje janë të dokumentuara zyrtarisht nga Fortress Europe (United për Veprim Ndërkulturor, rrjeti europian kundër racizmit, nacionalizmit, fashizmit dhe në mbështetje të emigrantëve dhe të refugjatëve, raport i publikuar në Qershor 2010. “Lista e Vdekjeve”.

Kjo listë plot dhimbje është një dokument që UNITED ka regjistruar që nga viti 1993, si pjesë e fushatës në vazhdim të institucionit Realiteteve Fatal i Fortress Europe, që përfshin të gjitha vdekjet e raportuara që kanë ndodhur si pasojë e politikës së emigracionit evropian, për shkak të udhëtimeve klandestine në Evropë, militarizimit të kufirit, kushtet e paraburgimit, procedurat e deportimit dhe vuajtjeve të paimagjinueshme fizike dhe psikologjike shkaktuar nga politikat e azilit joefektive dhe tërësisht jofunksionale. Për 2012 kjo listë përmban 16,264 raste, shifrat mund jenë më të mëdha po edhe aq pikëllues.

Është e pamundur të dinë numërimin e vërtetë të vdekjeve, pasi ekspertët vlerësojnë se kjo ka të ngjarë që numri i viktimave të jetë tre herë më e lartë se ato të dokumentuar.

“Lista e vdekjeve”, është hartuar duke përdorur burimet e lajmeve, raportet, dëshmitë dhe dokumenteve të prodhuara nga OJF-të, institutet kërkimore, gazetarë, burimet qeveritare… Këto numra 16,264 nuk janë vetëm statistika, por çdo numër është një  jeta e njeriut me historinë e vet personale, prapavijë, arsyet për frikën dhe shpresat për të ardhmen. BE-ja për tre-katër dekadat e fundit ka dështuar që të mbrojë çdo jetë të tillë, duke haruar se vetë dikur ishte një emigruese e tillë në kontinentet e tjera.

Në vitin 2001 Asamblesë e Përgjithshme e OKB-së, pranon 20 qershorin  si Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve si një shprehje e solidaritetit. Asambleja e Përgjithshme vuri në dukje se 2001 shënoi përvjetorin e pesëdhjetë të Konventës së vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve , dhe se Organizata e Unitetit Afrikan ( OUA ) kishin rënë dakord që të ketë Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve të përkojë me Ditën e Refugjatëve afrikane më 20 qershor. Kjo fushatë ka për qëllim të nxjerrë në pah çështjet e refugjatëve nga një perspektivë jo -qeveritare në të gjitha nivelet – lokale , kombëtare dhe evropiane…

20 qershor është Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve dhe vetëm në këtë ditë, shumë OJQ të përfshira në problemet e migrantëve, refugjatëve dhe çështjet e azilkërkuesve të organizojnë aktivitete në mbarë Evropën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të lobuar në nivel lokal dhe kombëtar për të drejtat dhe mbrojtjen e refugjatëve në të gjithëkontinentin. Nga përditësimi në një listë tashmë të regjistruar për 2008 numri i viktimave ishte në 111.105 persona, në 2010 shkon në 13,824, ndërsa për vitin  2011 numri shkon në 15,551vdekje. Deri në 10 shkurt të 2012 numri i u në mbi 16.264 persona, numra të dokumentuara të refugjatëve, azilkërkuesit dhe migrantët që humbën jetën e tyre në përpjekje për të hyrë në Evropë

Tragjedia e fundit në brigjet e Italisë me 329 viktima shënon dhimbjen e radhës, në mungesë të një politikë të drejtë për emigracionin. As ujërat e deteve apo të oqeaneve nuk mund ta ndalojnë këtë fenomen, i cili sa vjen dhe po merr përmasa të mëdha përballë këtyre tragjedive. BE mundohet që ta parandalojë këtë me ushtrinë e përbashkët FRONTEX, po deri më sot tragjeditë regjistrojnë viktimat njëra pas tjetrës duke rritur numrin e tyre në listat e gjata të vdekjeve. Europa thjesht regjistron numrin e viktimave, ku në këto raste ndigjohet edhe ndonjë fjalim lideri që me “lot krokodilili” mban fjalimin e çastit. Historia ripërsëritet me dhimbje duke u kthyer në një legjendë ku refugjatët përballen me hipokrizinë e Europës demokratike, që nga ana e sajështë kthyer në një fortese mesjetare.

Jemi në fund viti 2013, ku njerëzit vdesin për një jetë më të mirë, vdesin, pasi lufta për të jetuar sapo ka filluar në ujërat e deteve dhe të oqeaneve. Me një indiferentizëm të plotë në hijen e BE apo të OKB, këto tragjedi po shkruhen në faqet e historisë së vendeve të varfra. 11 tetori regjistron thjesht edhe mbi 120 viktima të tjera në ishullin Lampeduza. Por deri kur?…

Me mentalitetin “larg pjatës sime” indiferentizmi apo më thjesht burokracia në Gjenevë bëjnë sikur nuk njohin tragjeditë e frikshme, nuk njohin ndryshimin klimaterik, nuk njohin varfërinë dhe as luftërat e vazhdueshme në vendet e Afrikës apo të Azisë, që nga Senegali, Çadi, Somalia, Libia, për të cilën vetë këto vende europiane janë protagonisë.

Bëjnë sikur nuk njohin fitimet e miliona eurove nga trafikantët klandestinë në trafikun e qenieve njerëzore. Tragjedia e fundit me mbi 100 emigrantë të vdekur dhe disa të mbijetuar, nisur për në drejtim të brigjeve të Lampeduzës, sapo ka përfunduar. Qeveria Italiane i kërcënon të mbijetuarit me një gjobë prej 5 mijë eurosh, por një jetë më të mirë për këtë udhëtim mbeti ëndërr, pasi edhe sot bota për një jetë më të mirë mbetet vetëm një ëndërr.

Ligji përballë varfërisë mbetet njëkohësisht vetëm ligj, ku nuk gjen zbatim. Në jetë ka të mira dhe të këqija, ku të mirat i përkasin një pakice dhe të këqijat një shumice. Në Nigeri apo Somali njerëzit vdesin nga uria dhe sëmundja, ndërsa në Afganistan, Libi apo kohët e fundit nga Siria njerëzit ikin për të shpëtuar kokën. Koha ka treguar se asnjë polici apo ushtri nuk mund t’i ndalojë dot. Në asnjë rast emigracioni klandestin, zhvendosja tektonike masive nuk është bërë e mundur të ndalohet, ashtu si edhe në këtë rast.

 Evropa, një kështjellë e pakapërcyeshme

 Evropa e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me të kaluarën. Dikur një kontinent emigrues është kthyer sot në një komunitet pritës për emigrantët ekonomikë dhe azilkërkues, por me një ndryshim nga kontinentet e tjera. Emigracioni i sotëm i ndikuar nga ndryshimi klimaterik, mungesa e ujit të pijshëm, varfëria dhe luftërat janë arsyet për zhvendosjen në masë tektonike të popujve të ndryshëm duke zgjedhur një rrugë të përbashkët, rrugën e imigrimit…

Nga vendet e varfra në drejtim të vendeve të zhvilluara, ku shpresojnë nga mashtrimet e trafikantëve për një jetë më të mirë, nën trafikun e paligjshëm kundrejt dhimbjeve njerëzore.

Çdo ditë Evropa e sotme më shumë se kurrë po ndeshet me emigracionin klandestin. Në kufijtë e saj çdo ditë tentojnë të futen 3.000-5.000 emigrantë ekonomikë dhe politikë, kryesisht të ardhur nga vendet afrikane dhe aziatike.

Udhëtimet në mënyrë klandestine me mjete të mbingarkuara kanë treguar se shumë emigrantë janë zhdukur dhe po zhduken në thellësinë e ujërave detare, disa kilometra para se të mbërrijnë në brigjet e Evropës që sot është kthyer në një kështjellë. Por, edhe pse të ndodhur para tragjedive të përditshme, edhe pse çdo ditë humbasin dhjetëra jetë njerëzish, emigracioni klandestin vazhdon, pasi edhe paratë që nxirren nga ky trafik njerëzor janë të mëdha. Evropa sot po ndeshet me realitetin të thurur në legjendë…

deti 4

 Në kufijtë e Evropës, 16.264 emigrantë kanë humbur jetën

Në kërkim për një jetë më të mirë çdo ditë në kufijtë e Evropës tentojnë të futen 3.000-5.000 klandestinë, por të paktën 16.264 emigrantë kanë humbur jetën në kufijtë bregdetare të Evropës nga vitet 1993-2012.

Nga këta, rreth 5000 figurojnë të zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, (ende nuk janë gjendur trupat e tyre pa jetë) të mbytur në ujërat detare apo të oqeaneve. Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik, në drejtim të Spanjës kanë humbur jetën 7.000 emigrantë klandestinë.

Në ngushticën e Sicilisë humbën jetën 2.200 të tjerë, ndërsa 1316 figurojnë të humbur pa lënë asnjë gjurmë.

Gjatë udhëtimit nga Mauritania, Maroku dhe Algjeria për në drejtim të Spanjës ndërmjet ngushticës të Gjibraltarit, si dhe ishujve Kanarine, ku të paktën 3.098 humbën jetën dhe midis tyre nuk dihet fati i 1.286 njerëzve. Gjithashtu në Detin Egje midis Greqisë dhe Turqisë, humbën jetën 695, nga këta 343 nuk iu dihet fati akoma (ende nuk janë gjetur trupat e tyre pa jetë).

Në Detin Adriatik, që nga viti 1993 kanë humbur jetën të paktën 293 shtetas shqiptarë, si dhe 110 kosovarë. Numri i lartë i viktimave të ëndrrës për një jetë më të mirë i përket 17 vjetëve të fundit. Trafikantët shqiptarë të skafeve dhe gomoneve janë konsideruar si më të “tmerrshmit”, pasi në momentet e ndjekjes nga policia apo Guardia di Finanza, hidhnin gra dhe fëmijë klandestinë në det për të ngadalësuar motovedetat që i ndiqnin, pasi kështu trafiku kthehej në një aksident çasti dhe trafikantëve u jepej rasti t’i shpëtonin arrestimit.

Në Detin Adriatik, midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, kanë humbur jetën 553 persona, si dhe 250 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Po kjo nuk do të thotë se vdekja e tyre erdhi si rezultat i udhëtimit me varka të vogla dhe gomone, por 140 kanë vdekur duke udhëtuar në vaporë dhe tragete të fshehur në hambarët e tyre.

Edhe shkretëtira e Saharës ishte dhe ajo një udhëtim vdekjeprurës për udhëtuesit emigrantë, meqenëse ishte një rrugë e detyrueshme për të dalë në brigjet e Evropës. Emigrantët afrikanë nga njëra anë kalojnë të detyruar me kamionë nga Çadi, Nigeria, apo Mali, ndërsa nga ana tjetër kalojnë nga Libia dhe Algjeria.

Të paktën 1.079 njerëz kanë gjetur vdekjen që nga viti 1996. Sipas thënieve të të mbijetuarve, në çdo udhëtim ekziston një numër i madh i madh viktimash. Kjo do të thotë se numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh, pasi ende nuk janë gjetur. Një përgjegjësi për vdekjen e tyre mbajnë trafikantët, të cilët, kur ndeshen me patrullat, përmbysin varkën për të mos rënë në duart e forcave kufitare.

Sikur të mos mjaftojnë këto, nga ana tjetër mes viktimave ekzistojnë edhe qindra e mijëra njerëz, që lihen në mëshirë të fatit nga qeveritë që i dëbojnë Konkretisht, në Liban dhe në disa vende të tjera janë verifikuar shumë raste keqtrajtimi emigrantësh. Në vitin 2006 organizata “Human Right Watch” dhe organizata tjetër “Afvi”, akuzuan shtetin e Libisë për keqtrajtime, arrestime dhe rrahje në qendrat e pritjes së emigrantëve, në një kohë që tri nga këto qendra “pritjeje” financoheshin nga shteti italian.

Gjatë udhëtimit të ngjeshur si pasagjerë të paligjshëm, 274 emigrantë u gjetën të vdekur në Shqipëri, Francë, Gjermani, Turqi etj. Gjithashtu, 180 njerëz u mbytën gjatë përpjekjes për të kaluar vijat kufitare, ndërsa 108 u gjetën të ngrirë gjatë udhëtimit në malet me dëborë në kufi të Turqisë, Greqisë dhe të Sllovakisë, nga ku 22 emigrantë vdiqën në shinat, nga trenat në tunelin e La Manshit, që po përpiqeshin të shkonin për në Angli. Më 25 dhjetor të 1996 u mbytën në një ditë 283 pakistanezë. Më 23 gusht të 1997 u mbytën 87 shqiptarë me drejtimin për në Itali. Më 16/08/1999 kanë humbur jetën 100 kosovarë dhe 26 shqiptarë.

– 35 të tjerë u qëlluan në mënyrë flagrante nga policia spanjolle dhe nga ajo marokene.

– 53 emigrantë klandestinë u qëlluan nga policia turke, franceze dhe jugosllave.

– 41 emigrantë u gjetën të vdekur në bagazhet e avionëve.

– Kjo është tragjedia e emigrantëve fatkëqij, që të ndjekur nga varfëria dhe mjerimi nuk marrin parasysh vdekjen.

Shqipëria si një vend me një popullsi emigrimi të madh në krahasim me vendet e tjera ka numrin më të vogël të viktimave në krahasim me vendet e tjera. Masat e marra nga qeveria shqiptare në bllokimin e varkave private, si dhe i gomoneve ka ndikuar në uljen e numrit të viktimave, në një kohë kur fluksi i emigracionit klandestin ende është në një shkallë të lartë. Në të kundërt, vendi ynë ka numrin më të madh të viktimave të vrara brenda territorit të Greqisë nga policia dhe qytetarë të saj. Çdo vit rreth 40-50 mijë shqiptarë kalojnë ilegalisht kufirin tokësor për në drejtim të Greqisë.

 deti -deti

Të dhëna në vite mbi tragjedinë

Duke u mbështetur në List of 13824  documented refugee deaths through Fortress Europe. “UNITED for Intercultural Action”, mësojmë analitikisht se kanë humbur jetën rreth 10.000 emigrantë, në kërkim për një jetë akoma më të mirë. Viktimat fillojnë në vitin 1993 me 57 dhe numri më i madh i tyre është regjistruar në vitin 2006 me 2088 të vdekur

1993, pati 57 viktima, ku 11 prej tyre ishin shqiptarë, që u mbytën më 1 janar të këtij viti, duke shkuar për në Itali.

1994, pati 123 viktima, nga këta 17 ishin shqiptarë.

1995, pati 192 viktima, nga këta 55 ishin shqiptarë.

1996, pati 471 viktima, ku më 25 dhjetor të këtij viti humbën jetën 283, nga këta 3 ishin shqiptarë.

1997, pati 344 viktima, nga këta 104 janë shqiptarë. Ky është viti që shënon numrin më të madh të viktimave shqiptare, ku siç dihet më 28 mars të këtij viti humbën jetën 87 shqiptarë që po lundronin nga Vlora për në drejtim të Italisë.

1998, pati 548 viktima, ku 61 prej tyre ishin shqiptarë dhe 10 kosovarë.

1999 pati 549 viktima, ku 109 ishin kosovarë dhe 59 shqiptarë. Vetëm më 16 gusht të këtij viti humbën jetën 100 kosovarë, ndërsa në dhjetor humbën jetën në një varkë të vogël 78 kurdë që kishin drejtimin për në Itali.

2000 pati 686 viktima, ku 9 prej tyre ishin shqiptarë dhe 5 kosovarë. Vetëm më 19 qershor të këtij viti humbën jetë 62 kinezë.

2001 kishte 468 viktima, ku 3 prej ishin kosovarë që kishin marrë drejtimin për në Itali.

2002 kishte 999 viktima, ku vetëm 3 shqiptarë kanë humbur jetën , ndërsa për një ditë, më 30 nëntor të këtij viti, humbasin jetën 56 libianë që kishin marrë drejtimin për në Itali.

2003 pati 1172 viktima, ku më 26 qershor të këtij viti humbën jetën 189 libianë që udhëtonin në drejtim të Italisë, si dhe një shqiptar më 23 nëntor të këtij viti.

2004 pati 1047 viktima , ku më 10 janar të këtij viti humbën jetën 26 shqiptarë që kishin marrë drejtimin për në Itali, ndërsa më 2 tetor humbën jetën 75 marokenë, si dhe tunizianë që po udhëtonin për në Itali.

2005 pati 684 viktima, ku më 12 mars të këtij viti humbën jetën në këtë ditë 112 që kishin marrë drejtimin për në ishujt Kanarine.

2006 pati 2088 viktima, ku vetëm më 12 qershor të këtij viti humbën jetën 250 emigrantë që kishin marrë udhëtimin për në brigjet e Lampeduzës së Italisë.

2007 pati 1968 viktima, ku vetëm në një tetor të këtij viti humbën jetën 150 vetë nga Senegali.

2008 u regjistruan 836 të vdekur, ku vetem me 7 Qershor pati 149 viktima nga Algjeria, Bangladeshi, Egjipti.

2009 u regjistruan të paktën 2220 viktima, ku më 29 mars u mbyten në dy anije 800 njerëz të kombësisë somalezë. Po këtë vit kanë humbur jetën ujrat detare edhe 5 shqiptarë të moshës 17-24 vjeç që po vinin në drejtim të greqisë

2010 u regjistruan të paktën 660 viktima

2011 regjistroi të paktën 1,478 viktima, nga këta1,387 janë mbytur këtë vit duke u përpjekur për të arritur Evropën nga Libia dhe Tunizia, ndërsa pjesa tjeër kanë vdekur në keq trajtime apo kampe të perqëndrimit.

-2012 deri tani ka patur 603 viktima

deti 1

 

Greqia problem me kufurin turk

Një problem për Greqinë është dhe mbetet Turqia, ku numri klandestin që futet në Greqi rritet nga viti në vit. Kështu, në vitin 2007 u futën në territorin grek rreth 100 mijë klandestinë, ndërsa për vitin 2008 numri u rrit në 146 mijë emigrantë ilegalë. Turqia në këtë mënyrë nuk zbaton një marrëveshje për rikthimin mbrapsht të emigrantëve. Turqia mbetet deri më sot burimi i trafikut klandestin, ku dhe viktimat që vijnë nga brigjet e saj nuk kanë të ndalur. Për vitin 2008 Greqia bëri rreth 90.000 ekstradime në vende të ndryshme, ndërsa 18 mijë emigrantë braktisën këtë vend. Muaji dhjetor është muaji që ka më shumë viktima në vdekje. Për vitin 2007 në detin Egje pranë brigjeve të Greqisë humbën jetën 120 emigrantë. Nga viti në vit tragjeditë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë nuk mund të përfundojnë ndonjëherë pa ndonjë tragjedi të vërtetë. Më 10 dhjetor të 2006 u mbytën 79 emigrantë të ardhur nga Turqia, ku gjetën vetëm 51 trupa pajetë. Në ishullin Samo të Greqisë numri i përgjithshëm ka shkuar në 2404 në tetë muajt e parë të 2007, kundrejt 1580 të vitit 2006 dhe 455 të 2005. Viktimat në numër të madh janë nga vendet e Afrikës. Numri i viktimave në krahasim me 1993 sot është rritur 6 herë…

Në ujrat e Adriatikut kanë humbur jetën 417 emigrantë shqiptarë.

Në listen makabre gjatë këtyre 18 viteve të fundit, sipas List of 13824  documented refugee deaths through Fortress Europe. “UNITED for Intercultural Action”, kanë humbur jetën 427 emigrantë shqiptarë. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Detin Adriatik  duke udhëtuar për në kanalin e Otrantos.

1993 – kanë humbur jetën    14 shqiptar

1994 – kanë humbur jetën    15

1995 – kanë humbur jetën    57

1996 – kanë humbur jetën      4

1997 – kanë humbur jetën  104

1998 – kanë humbur jetën    67

1999 – kanë humbur jetën    62

2000 – kanë humbur jetën    25

2001 – kanë humbur jetën    17

2002 – kanë humbur jetën    14

2003 – kanë humbur jetën      1

2004 – kanë humbur jetën    26

2005 – kanë humbur jetën      1

2006 – nuk kanë humbur jetën

2007 – nuk kanë humbur jetën

2008 – kanë humbur jetën    44

2009 – nuk kanë humbur jetën

2010 – nuk kanë humbur jetën

2011 – nuk kanë humbur jetën

deti 3

Menaxhimi i drejtë i kufijve ul në maksimum edhe tragjeditë

Viti 2006 është viti që ka më shumë viktima, ku 2088 emigrantë humbën jetën, ku 1036 në ishujt Kanarine, për të kërkuar një jetë më të mirë se e mëparshmja. Thellësitë e deteve nga dita në ditë marrin akoma jetë njerëzish, edhe pse vitet e fundit është krijuar një ushtri e përbashkët FRONTEX në BE. Kjo gjë ndikoi që në ishujt Kanarine të bjerë numri i viktimave. Kështu, nga 1035 që ishin për 2006 u ul rreth 75%, në 745 viktima. Në brigjet e Sicilisë ushtria e ashtuquajtur Fortress Europe për 2006 kishte regjistruar 551 viktima, ndërsa për 2007 pati një ulje në 20% , në 302 viktima.

E kundërta ndodh në brigjet e Greqisë, ku nga 2006 që pati 73 vdekje, në 2007 ky numër u rrit në 257 viktima. Vetëm për vitin 2007 arritën të futen nëpërmjet detit Mesdhe rreth 50.000 emigrantë ose më pak se një e treta e 170.000 vendeve të punës, për të cilat kishte nevojë Italia për të mbuluar nevojat në sektorët e ndryshëm.

Në Spanjë menaxhimi i drejtë i kufijve bëri që në këtë vend të kishte 60 për qind më pak dyndje të numrit të njerëzve nga Spanja për në drejtim të Evropës. Nga 1250 njerëz që humbën jetën më 2006, kundrejt 2007 ku humbën jetën 876 njerëz. Brenda vitit 2007 ushtria FRONTEX bëri të mundur të ndalojë rreth 18.000 emigrantë nga Senegali që udhëtonin në drejtim të Evropës. Forcat ushtarake të FRONTEX bënë të mundur që të ulet ndjeshëm numri i emigrimit të paligjshëm, si dhe të evitojë çdo mundësi për ndonjë aksident. Por ndodh që aksidentet ndodhin, në një kohë kur trafikantët zbulohen nga trupat FRONTEX.

Në Portugali pati një ngritje në rreth 8 për qind për sa i përket ndalimit klandestin. Forcat kufitare të këtij vendi, INDALO, për vitin 2006 ndaluan 8 emigrantë, ndërsa një vit më vonë ndaluan 577 emigrantë. Po paralel me forcat kufitare të këtij vendi bashkëvepron edhe FRONTEX në Gjirin e Gjibraltarit që ndalon emigrantët, të cilët i kanë shpëtuar forcave kufitare portugeze, INDALO. Emigrantët vijnë nga Algjeria, Tunizia apo dhe Maroku. Më 2007, në brigjet portugeze humbën jetën 83 njerëz, kundrejt 73 në vitin 2006 dhe 23 në 2005.

Ministri i Brendshëm italian, Giuliano Amato, ka udhëtuar për në Libi, pasi edhe shqetësimi më i madh është ky vend, për të bërë një marrëveshje dypalëshe për ndalimin e trafikimit klandestin. Për vitin 2006 u riatdhesuan rreth 60 mijë klandestinë, ndërmjet tyre gra dhe fëmijë. Po me të njëjtën marrëveshje Italia Franca dhe Greqia kanë vendosur më në fund riatdhesime në masë, ku sipas organizmave për të drejtat e njeriut po shkelen të drejtat e njeriut.