EUROPOL: Bosët e krimit në Shqipëri me pajisje përgjuese më të fuqishme se shteti

371

europoli-kriminaliteti

Zyra e Policisë Evropiane (EUROPOL) ka dhënë alarmin mbi përgjimet e paligjshme dhe ekzistencën e disa receptorëve për aplikimin whatsapp dhe viber në Shqipëri që zotërohen sipas raportit nga njerëz shumë të pasur me lidhje të larta politike.

I gjithë ky operacion është bërë pasi dyshohet se baronë të fuqishëm të krimit të organizuar kontrollojnë edhe pajisje apo repeditorë që përgjojnë dhe pengojnë përgjimin.

EUROPOL ka ndryshuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare, e cila është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, transmenoton portali/tesheshi.com//

Një nga pikat e rëndësishme të marrëveshjes është edhe ruajtja e informacionit sekret me një siguri nisur kjo nga fakti që në Shqipëri kanë ndodhur shumë përgjime, herë të ligjshme edhe herë të paligjshme. Në marrëveshje sanksionohet gjithashtu edhe cilësia e aparateve me anë të të cilave kryhet dekriptimi i informacionit. “Sistemet e informacionit të cilat trajtojnë informacionin e klasifikuar ‘konfidencial i BE’ dhe në një nivel klasifikimi më të lartë ose ekuivalentin e tij në Republikën e Shqipërisë do të mbrohen në bazë të vlerësimit të rrezikut, në mënyrë të tillë që informacioni të mos rrezikohet nga përgjimi ose burimet elektromagnetike”, thuhet në marrëveshje.

Aksesi në informacion

Po ashtu, saktësohen rregulla strikte në bazë të të cilave duhet të përzgjidhen personat që do të kenë akses në informacionin e klasifikuar si sekret. Sugjerohet gjithashtu që të shmanget çdo rrjedhje informacioni në momentin që EUROPOL dhe qeveria shqiptare shkëmbejnë informacion ndërmjet tyre për çështje të ndryshme. “Secila palë duhet të ketë si përbërës të politikës së tyre gjithëpërfshirëse, një politikë të sigurisë së informacionit, e cila përcakton mënyrën si ata dhe partnerët e tyre të shpërndarjes së informacionit, pajtohen me kërkesat minimale të përcaktuaranë këtë Memorandum Mirëkuptimi”, thuhet në marrëveshjen mes palëve. Sanksionohet gjithashtu se secila palë duhet të garantojë që sistemet e informacionit të klasifikuar, të cilat përpunojnë informacionin e klasifikuar, të jenë të akredituara. Statusi i akreditimit do të rishikohet në intervale të rregullta për të gjykuar nëse kanë ndodhur ndryshime materiale, të cilat mund të ndryshojnë vendimin fillestar të akreditimit. marrëveshja sanksionon gjithashtu që secila palë duhet të kryejë audite të sigurta për sistemin e informacionit, i cili përpunon informacionin e klasifikuar. Rëndësi i kushtohet edhe aksesit të informacionit sekret, ku të dyja palët duhet të kenë mirëkuptimin e njëra-tjetrës.

Kriptografia

Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes i referohet momentit që qeveria shqiptare dhe Zyra e Policisë Evropiane shkëmbejnë informacione të ndryshme me njëra-tjetrën. Kërkohet që në këtë moment siguria për mosrrjedhje informacioni të jetë maksimale nga të dyja palët. “Secila palë duhet të përdorë kontrolle kriptografike për shkëmbimin e sigurt të informacionit të klasifikuar në bazë të këtij Memorandumi Mirëkuptimi. Pajisjet e kriptografisë duhet të miratohen në përputhje me kuadrin ligjor të palës transmetuese”, thuhet në nenin 22 të marrëveshjes. Po ashtu, marrëveshja e re saktëson se secila palë, qeveria shqiptare dhe EUROPOL, duhet të ketë politika dhe procedura të qarta për të raportuar, menaxhuar dhe zgjidhur incidentet dhe shkeljet e sigurisë që mund të ndodhin. Qeveria jonë dhe EUROPOL, në bazë të marrëveshjes ngarkohen me përgjegjësi që të sigurojë se të gjitha mjetet e komunikimit, të përdorura për ruajtjen ose përpunimin e informacionit të klasifikuar, duhet të hidhen në mënyrë të sigurt ose të fshihen në përputhje me kuadrin përkatës ligjor të palës pjesëmarrëse.