Eurostat: 19.2 milionë të papunë në eurozonë

374

eueostat 55

Për këtë vit, shkalla e papunësisë në eurozonë është në12%, ndërsa në B.E. është 10.9%, por që ka mbetur e qëndrueshme në muajin gusht në krahasim me muajin korrik,  u rrit në mënyrë të qartë në krahasim me gushtin e 2012 me11.5% nga 10.6% që ishte, sipas te dhënave zyrtare nga Eurostat. Kështu, në gusht të vitit numri i përgjithshëm i të papunëve në B.E. arriti në 26.6 milionë  dhe në eurozonë në 19.2 milionë euro, duke mbetur në thelb i pandryshuar në krahasim me muajin korrik në të dy zonat. Por në krahasim me gusht 2012, papunësia u rrit nga 882 mijë në B.E dhe 895 mijë në Eurozonë.

Shteteve anëtare të B.E-së me normat më të ulëta të papunësisë ishin: Austri 4.9%, Gjermania 5.2% dhe Luksemburgu 5.8%, ndërsa normat më të larta ishin Greqia 27.9%, p;r muajin qershor dhe Spanja 26.2%. Krahasuar me vitin 2012, papunësia u rrit në 16 shtete anëtare, por ra ​​në 11 vende dhe mbeti i qëndrueshëm vetëm në Poloni. Rritjet më të mëdha të papunësisë lidhen me Qipron që e kishte 12.3% dhe shkoi në 16.9% dhe Greqia nga 24.6 % në 27.9%.

Në gusht 2013 rreth 5.5 milion persona të rinj (nën-25vjeç) ishin të papunë në B.E prej të cilëve 3.5 milionë në eurozonë. Paradoksi është se edhe pse në krahasim me muajin gusht vitin 2012 ka pasur reduktim të rinjve të papunë në 123 mijë në B.E. dhe 52 mijë të pa papunë në eurozonë, shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit nga 23.1% në 23.3% dhe në B.E. nga 23.4% në 23.7%. Gjermania kishte normën më të ulët të papunësisë së të rinjve në 7.7% dhe Greqia më të lartën për këtë moshë në 61.5%.