Fëmijët shqiptarë rrisin popullsinë

1021

Fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi kanë mbajtur në ekulibër demografinë e këtij vendi, pasi shifrat flasin për një numër të madh lindjesh në përgjithësi. Këto lindje janë pare nga politika vendase si një bombë me sahat që pritet të plasë nga çasti në cast me pretendimin se Greqia do të bëhet minoritet në vendin e saj. Të dhënat e mëposhtme të dala nga institucioni i statistikës greke ELSTAT si dhe nga studimet e shumë universiteteve të vendit tregojnë gjëndjen aktuale të lindjeve të fëmijëve nga grate e huaja, duke zënë rreth 20 për qind të numrit të përgjithshëm të lindjeve në këtë vend. Këto lindje ndikuan që shteti i këtij vendi edhe pas 24 vite emigrimi të mbajë qendrime ekstremiste ndaj fëmijëve tanë, ku ende sot mbahen të burgosur…

Shqiptarët mbajnë në ekulibër demografinë e vendit

Në Greqi lindin mesatarisht nga gratë shqiptare mbi 11 mijë fëmijë. Asnjë nga dy vëndet deri në vitin 2004 nuk ishte interesuar të bënte të pakten regjistrimin e fëmijëve të lindur në këtë vend. Regjistrimi i fëmijëve të huaj në Greqi filloi pas vitit 2004, ku vetëm një pjesë e tyre regjistroheshin ne regjistrin themeltar të bashkive, ndërsa pjesa tjeter jo. Çertifikat e lindjeve jepeshin nga mjeket e spitalit dorazi nënave që dilnin nga spitali, kundrejt një pagesë, në të kundërtën mbahej fëmija. Konsullatat tona në Greqi ende nuk kanë një numër të saktë të lindjeve pasi askush nuk u interesua për këtë problem.

Manolis G. Dretaki ish n/kryetari i Parlamentit grek: fëmijët e huaj jo më të “klasit të dytë”

manolis

“10 vjet më parë nuk ka pasur të dhëna të lindjeve në vendin tonë nga ana e shtetësisë së nënave. Kështu bëra studimin tim dhe, në sajë të vullnetit të shërbimeve përkatëse, publikova një artikull të botuar në “Eleftherotypia” më 24/08/1999,  se 38% e lindjeve për katër vitet 1995-1998 në  Spitalin “Aleksandra” ishin nga nënat e huaja, ndërsa të dhëna sipas regjistrit të Bashkisë së Athinës bënin fjalë në atë kohë për 21%.  Në spitalin “Hipokrati” të Selanikut për dyvjeçarin 1996-1997 këto lindje nga nënat e huaja ishin në 27%. Si përfundim : “Një pjesë të konsiderueshme të lindjeve në Greqi janë nga nënat e huaja. Për shumë nga këta fëmijë do të qëndrojnë në vend, ku shtetit i duhet të kujdeset për të trajtuar këta si fëmijë të prindërve grekë, kështu që në të ardhmen nuk do të bëhen qytetarë të klasës së dytë kur të rriten. ” Kështu shkruan Manolis G. Dretaki ish ministër dhe n/kryetari i Parlamentit në Greqi.

Lindjet e të huajve tejkalojnë numrin e lindjeve të vendasve

lindja-lindja

Gratë e huaja përfaqësojnë 17.4% të të gjitha lindjeve për pesëvjeçarin 2004-08, ndërsa (përqindja e vdekjeve të të huajve në vdekje totale është vetëm 1.6% për shkak të faktit se imigrantët janë të rinjë në moshë). Falë lindjeve nga nënat e huaja ka një rritje natyrore të popullsisë gjatë kësaj periudhe me 22,087,  aq sa rritja natyrore tek të huajt është tejkaluar në 88.092, kundrejt vendasve me 66.005 lindje. Kohët e fundit, në Greqi regjistrohen 100.000 lindje në vit, ku 15.000 prej tyre përfshin të huaj, nga të cilat 7.500 janë nga Shqipëria, duke llogaritur se pas një dekade rreth 150.000 fëmijë do të jetë pjesë e popullsisë të ardhshëm grek.Shtimi i popullsisë vendase nga të huaj bëhet në një kohë ku popullsia e fëmijëve në Greqi ka rënë me 17.4% në vitin 2011, kjo sipas vlerësimeve.Studimi për vitet 2004-2009, kryer nga pedagogët Kotzamanis Byron dhe Marie-Noelle Ntyken kanë gjetur se lindjet e nënave me kombësi të haj, në shkallë kombëtare janë 17.6%, ndërsa vdekja e të huajve vetëm 1.7%.

Në 2004 lindjet e të huajve u dhjetfishuan në krahasim me lindjet e grave vendase

Në vitin 2004, lindjet e të huajve përbënin 15.95% të totalit të lindjeve, tani përbëjnë 18.29%, gjithashtu me tendencë rritëse. Lindjet e nënave të huaja u rritën me shpejtësi gati dhjetë herë (21.48%) Në përputhje me numrin e lindjeve për 2004-2005, gratë e huaja kanë zënë 65,77% , kundrejt grave greke me 32 48% të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Për 2004-2008 kishin lindur mbi 20 mijë, si dhe në vitin 2009, llogaritet se numri i fëmijëve me prindër të huaj duhet të jetë rreth 200.000. Sipas zyrës së statistikave të Bashkimit Evropian në vitin 2012 në Greqi, numri i vdekjeve ka tejkaluar lindjet me 16.300, ndërsa vendin e lanë 44.200 njerëz më shumë se ata që lindën

Simbas të dhënave te statistikor grek Elstat për periudhën katërvjeçare 2004-2007 lindën 45.288 fëmijë shqiptarë

2004 lindën 10.362 fëmijë

2005 lindën  10.690

2006 lindën 11.875

2007 lindën 12.361

lindjet 2004-2012 komplet (2) copy

Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2011 kanë lindur në Greqi 106.777 fëmijë, kur numri i vdekjeve ishte 110.729. Karakteristike është se popullsia gjatë dekadës 2001 – 2010, ka pasur një rënie me 190 mijë njerëz, por vlerësohet se shifra është pesë herë më shumë përsa i përket grekëve, duke pasur parasysh se popullsia e të huajve në të njëjtën periudhë u rrit ndjeshëm (nga 300 mijë persona në vitin 2001 sot kalon 1,3 milionë.

Kombeve të Bashkuara: Greqia,Italia, Spanja dhe Portugalia janë vendet e fundit

Simbas OKB, ndikimi në të gjitha fushat do të jetë tronditëse, Greqia, së bashku me Italinë, Spanja dhe Portugalia, mban një nga vendet e fundit në mesin e vendeve të Evropës Perëndimore për lindje.

Në vitin 2020 rritet numri i nxënësve të huaj

nxenesi i huaj

Në 1998, Greqia kishte 813.353 nxënës në fillore. Në vitin 2000 nxënësit e shkollës fillore arriti në 643.457,  përkatësisht 170.000 më pak se një dekadë. Numri i nxënësve të huaj u rrit në një periudhë 5-vjeçare me 300%. Në vitin 2000 janë regjistruar në shkollat ​​greke 112.877 të huaj, duke llogaritur që në vitin 2020 umri i tyre do të rritet në 450 mijë, si dhe në vitin 2031 në 600 mijë nxënës, ndërkohë që numri i nxënësit greke me vështirësi do të kalojë 30 mijë.

Bie numri i popullsisë në Greqi në vitin 2014, ku 17,900 më pak lindje se sa numri i vdekjeve

Popullsia e Greqisë nga 11.062.000 banorë që ishte në 1 janar të 2013, ra në 10.992.000 banorë në 1 janar, 2014, sipas të dhënave nga Eurostat, publikuar më 11 korrik të 2014 në Bruksel.

Mbyllen shkolla

Nga viti 1995-2000, janë mbyllur 586 shkolla. Në vitin 2000, 136 shkolla fillore u mbyllën 136 shkolla fillore . Në vitin 1990, Greqia kishte 813.353 nxënës në fillore. Në vitin 2000 ishte 643.457, përkatësisht 170 mijë më pak brenda në një dekadë.Sipas të dhënave, në arsimin fillor dhe të mesëm, fëmijët me prindër të huaj në vitin 1995-1999 ishin 8,455, ndërsa pas 12 vitesh (2007) numri rritet në në 114.279. Nga këto 65.355 fëmijë ishin të regjistruar në shkollat ​​fillore, ku 25.652 prej tyre kishin lindur në Greqi. Në vitet 2000-2003, kishin lindur 96.496 .

shkollat sxoleio1

Në vitin 2025 popullsia greke është vlerësuar të jetë në 6,5 -7,2 milionë

Deri në 14 vjeç (në shkollën fillore) në vitin 2020 do të jetë 14.9% në vend të 16.4% që është sot. Të moshuarit (mbi 65 vjeç) për 2002 ishte 19% e popullsisë, ndërsa në vitin 2020 vlerësohet të jetë 25% dhe në vitin 2035 është vlerësuar në 31.7%. Paralelisht, Greqia së bashku me Italinë dhe Gjermaninë shfaqin një nga normat më të ulët të lindjeve në BE me (8.5%), ndërsa Rumania (8.8% ). Normat më të larta janë në Irlandë (15%) dhe Franca (12.3%)

Rritet popullsia në BE

Popullsia në BE nga 505,6 milionë që ishte në 1 janar 2013, u rrit në 507.400.000 në 1 janar të 2014, ndërsa numri i lindjeve u rrit në 5.075.000 dhe i vdekjeve ra në 4.999.200, ndërsa imigrimi është rritur për 653.100 njerëz.

Popullsia e përgjithshme në Greqi pati një rritje, në këto vite për shkak të rritjes së hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.

lindjet ne focus sot