Fillon: Stop marrjes së një numri të madh refugjatësh nga Franca

Emigracioni Kryesore

Kandidati i së djathtës franceze në zgjedhjet presidenciale, François Fillon, do të refuzojë, në rast fitoreje, që të presë më shumë refugjatë, pavarësisht thirrjeve për solidaritet nga Gjermania, paralajmëroi një nga këshilltarët e tij të afërt, Bruno Le Maire.

“Fillon president nuk do të pranojë më shumë refugjatë nga sa vijnë aktualisht, sepse Franca nuk është politikisht dhe ekonomikisht në gjendje ta bëjë”, deklaroi Le Maire, i ngarkuar me çështjet evropiane dhe ndërkombëtare në ekipin e fushatës së kandidatit të djathtë, në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja gjermane ”Bild”.

I pyetur mbi këtë çështje nëse Franca mund të bëjë një përpjekje në këtë fushë në drejtim të Gjermanisë që kërkon më shumë solidaritet nga partnerët evropianë, Le Maire u përgjigj “në asnjë mënyrë”./ATSH /