Filluan negociatat për një marrëveshje globale për migracionin

Bota Emigracioni

Shtetet anëtare të OKB pa SHBA po fillojnë një sërë negociatash sot të martën që kanë për qëllim të përfundoj nënshkrimin e një Marrëveshjeje jo-detyruese Botërore mbi Emigracionin në 10-11 dhjetor ne Marok, që përbën një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet planeti.

Qëllimi është të “forcojë bashkëpunimin mbi migracionin ndërkombëtar në të gjitha versionet e tij”, nënvizon drafti 25-faqësh të “Marrëveshjes Globale për Migracionin e Sigurt, Koordinuar dhe Ligjor”. Drafti thekson se “sovraniteti i shteteve” do të sigurohet, duke pranuar se “asnjë vend i vetëm nuk mund të përballet me fenomenin e emigracionit”.

“Dera mbetet e hapur”, kanë raportuar burime diplomatike, duke pohuar se mungesa e SHBA nuk është një pengesë për të arritur një marrëveshje. Hungaria, e cila fillimisht ndoqi shembullin e SHBA, përfundimisht njoftoi se do të marrë pjesë në negociata, sipas burimeve të njëjta. Draft marrëveshja përcakton 22 masa specifike, të tilla si grumbullimi i të dhënave, dhënia e dokumenteve të identifikimit për migrantët që nuk e kanë atë, duke i kushtuar kujdes të veçantë grave dhe fëmijëve, duke u ofruar imigrantëve qasje në shërbimet sociale dhe parandalimin e diskriminimit.