Fluturoi & fluturoi

348

platini ne profil sot

Azem  Parllaku   /  UEFA e zyrtarizoi vendimin e saj për ndeshjen e ndërprerë, Serbi-Shqipëri. Në këtë vendim thuhet se do të regjistrohet rezultati 3-0 për Serbinë, por që do ti hiqen 3 pikët nga grupi, e që do të thotë se bilanci i kësaj ndeshje mbetet zero për ta. Ndërkohë, Federata Shqiptare është dënuar edhe me 100 mijë euro, aq sa është dënuar edhe Federata Serbe, ndërsa Serbia është dënuar me dy ndeshja pa tifozë. Teksa ky vendim zyrtar tashmë ka marrë dhenë, përsëri në të dy vendet ballkanike, kanë nisur të shprehen opinionet, për një fitore të Serbisë si ajo e Pirros, e për indinjatën e shqiptarëve ndaj këtij vendimi. Ndërsa po formulojë këtë opinion më vjen ndërmend Robert D.Kaplan kur thotë se: “Që nga koha e parashikuesve të lashtë të Orakullit të Delfit, në një mënyrë ose një tjetër gjithmonë ka pasur agjenci shërbimesh sekrete të ndryshme. Spiunazhi është po aq i vjetër sa lufta”. Duke filluar nga mbrëmja e 14 Tetorit, kam menduar; përse shteti serb dhe instutucionet e tij të sigurisë, nuk e gjetën kush e ngriti banderolën për të cilën tashmë janë penalizuar shqiptarët?!

Nga kreu i shtetit, deri tek huligani më i rëndomtë serbët e unifikuan sjelljen e u bënë një, të gjithë u hodhën në sulm kundër Shqipërisë që pushtoi Beogradin me një flamur, të cilin nuk ishin të zotë ta gjejnë se kush e ngriti. Lind pyetja mos vallë e ngritën vetë dhe përse e bënë një gjë të tillë?! Ajo që e bën më të komplikuar atë situatë është heshtja e arbitrave dhe vëzhguesve evropian teksa, kori i vërshëllimave, kërcënimeve dhe këngëve fyese ndaj shqiptarëve, në kohën kur ekzekutohej Himni Kombëtar i Shqipërisë, por dhe gjatë 42 minutave të ndeshjes. E kështu sërish shtyhesh të mendosh se ansambëli antishqiptar, ka fituar popullaritet përtej mëhallës tonë me gjak të prishur. E kam artikuluar dhe herë tjetër se; shqiptarët duhet të dinë mentalitetin e serbëve, ndërkaq dhe pasojat si rrjedhojë e atij mentaliteti, vecanërisht në kurrizin e ne shqiptarëve. Fakti që Evropa nuk ka arritur e nuk po arrin ende, të kuptojë këtë lloj sjellje të serbëve edhe në një ndeshje futbolli është i habitshëm! Duke iu referuar lojës, ishte minuta 42 kishte plot 20 minuta vinte era e golit në portën serbe, e dicka duhet të ndodhte. Baneri fluturues, krijoi mundësinë, që kjo ndeshje të ndërpritet dhe situata të marrë përmasat e veprimeve që tashmë dihen botërisht. E prapë duhet pyetur; kush e ngriti atë pllakat-flamur në stadiumin Partizani të Beogradit?

platinia sot

Jam i bindur se për të krijuar situatë në favor të tyre, pasi panë se ndeshjen edhe mund ta humbnin, ata vepruan kështu, mbasi u paraprinë pasojave të humbjes, ndërkaq kishin kalkuluar dhe dicka tjetër e cila po duket sheshit tashmë. Ata të cilët nuk ranë në grackë ishin lojtarët e kombëtares, të cilët u vunë në mbrojtje të simboleve, anipse luanin pa uniformën e tyre të përhershme kuqezi. Që nga ky moment ofensiva serbe vijon të zhvillohet në media dhe politikë. E njejta gjë ndodh dhe me ne shqiptarët. Ndërsa ne nuk e dimë akoma cfarë do të ndodhte më vonë, deklaratat e presidentit, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Serbisë ditën e nesërme, ishin në nivelin e huliganizmit të stadiumit, e Evropa i merrte seriozisht. Serbët formuluan një notë proteste me mijra fjalë në gjuhën angleze, Federata jonë e futbollit, nuk ishte në gjendje të përgjigjej, përpos një proteste të formuluar në shqip me vetëm disa dhjetra fjalë. Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, duke bërë si analist i historisë, politikës, diplomacisë dhe kulturës, përcakton se “Shqipërisë do t’i duhen dekada e ndoshta edhe shekuj për t’u bërë normale”. E ndërsa Evropa e hesht, dhe vepron në mënyrë të cuditshme; atëherë cfarë duhet menduar për shtetarët e saj?! Aduhet lexuar Henry Kissinger kur konstaton: “Intelektualët analizojnë veprimet e sistemeve ndërkombëtare, shtetarët i ndërtojnë ato. Dhe ka një ndryshim të madh midis prespektivës së një analisti dhe asaj të një shtetari. Analisti mund të zgjedhë problemin që ai dëshiron për të studiuar, kurse shtetarit problemet i imponohen. Analisti mund të caktojë aq kohë, sa është e nevojshme për të arritur në një konkluzion të qartë; sfida më e madhe për një shtetar është presioni i kohës. Analisti mund të marrë risqe. Nëqoftëse konkluzionet dalin të gabuara, ai mund të shkruajë një tezë tjetër. Shtetarit i lejohet të zgjidhë enigmën vetëm njëherë; gabimet e tij janë të pariparueshme. Analisti ka në dispozicion të gjitha faktet; ai vlerësohet për forcën e tij intelektuale. Një burrë shteti duhet të marrë vendime, që nuk mund të provohen në kohën kur ai i merr ato; ai do të gjykohet nga historia në bazë të faktit se me sa mencuri e realizoi ai ndryshimin e paevitueshëm, dhe para së gjithash me sa efekasitet ai e ruan ai paqen…”.

parllaku ne face