FMN-ja, kthetrat për privatizimin e ujit

602

FMN: Doni kredi – na jeni ujin ! Këto janë kushtet që Banka Botërore në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në dy dekadat e fundit kanë organizuar në privatizimin e ujit të pijshëm në 40 vende të botës. Kryesisht kjo ka ndodhur në ato vende të cilat nuk janë në gjëndje për të shlyer kreditë e marra, por nga ana tjetër një kusht për rinovimin e kredive për vendet në nevojë. Në kthetrat e B.B dhe të FMN ka rënë dhe vendi ynë me kreditë e marra, aq sa mendohet se në mandatin e kësaj qeverie do hapen negociatat për privatizimin e hidrocentraleve të mëdha, duke mos lënë mënjanë edhe atë më kryesoren ujin e pijshëm.

Qeveria po harton një strategji për përgatitjen e shoqerisë shqiptare  lidhur me këtë problem. Pak kohë më parë në Parlament nga kreu i saj u hodh fjala për privatizimin e hidrocentraleve të vendit, gjë që kaloi pa pasur asnjë reagim. Tashmë pritet privatizimi i ujit të pijshëm.

Privatizimi i ujit të pijshëm bëhet nëpërmjet organizatave ndërkombëtare, institucioneve dhe politikave dhe menaxhimin e fondeve, siç është Komisioni Evropian. Por, ndryshimi këtu është se në këto privatizime pronarët janë vetë anëtarët e këtij bordi, pra punonjës të lartë të FMN-së apo të Bankës Botërore.

Në 43 vende të ndryshme të botës ku Banka Botërore ka dhënë kredi, në 40 vende bëri të mundur privatizimin e ujit të pijshëm, duke hedhur kthetrat tashmë edhe në gadishullin Ballkanik. Greqia ishte një nga vendet e para që kundërshtoi privatizimin e ujit të pijshëm, ishin bashkitë e qyteteve të mëdha të vendit që u ngritën në këmbë dhe kundërshtuan kërkesat e Bankës Botërore.

Kreditë e marra nga këto vende për arsye të menaxhimit sa më të mirë të ujit të pijshëm për familjet, shpartallimi apo humbjet në rrjet nga bizneset, pamundësia për t’i shlyer më pas, nga administratori shtet kaloi në duart e donatoreve të B.B dhe FMN. Kjo falë propagandës se sektori i tregut private mund të ofrojë një zgjidhje akoma më të mirë për të metat në sistemin publik. Konkretisht, nga njera anë në strategjinë e saj Banka Botërore, jep fonde të mëdha në drejtim të sektorit publik, duke pranuar argumentin se uji është një e drejtë njerëzore dhe në shërbim thelbësor publik, por nga ana tjetër ka detyruar shumë vende që burimet e tyre ujore, t’u dorëzohen individëve, pra anëtarëve të bordit të tyre.

Historikisht

Në vitet 1990 numri i projekteve të Bankës Botërore që përfshin privatizimin e ujit është dhjetëfishuar, me 31% të financimit me kusht që të drejtohet në projekte të ujit dhe kanalizimeve të cilat përfshinin një kusht që përfshin sektorin privat.

Programet e privatizimit, në fillim të viteve 1990, filloi të zbatohet në Indi, Bolivi, Kili, Argjentina, Nigeria, Meksika, Malajzia, Australia, Filipinet dhe vende të tjera. Dhe deri në fund të vitit 2000, të paktën 93 vende kanë privatizuar pjesërisht  shërbimet e ujit dhe kanalizimeve, si  dhe totalisht në 40 vende të tjera. Sot në disa vende te BE, çmimi i ujit po barazohet me të naftës.

BB, dollarë, por me kusht privatizimin e ujit

Dhënia e kredisë nga ana e Bankës Botërore, e më pas kërkesa për privatizim ra në sy  edhe nga studimet e ndryshme. Kështu gjatë periudhës 1990-2002, Banka Botërore dha kredi  rreth 20 miliard dollarë për projektet e ujit në shumë vende, me kusht privatizimin e ujit. Nga një studim i kryer  nga studiues Gazetarë ndërkombëtar (ICIJ), nga 276 kreditë e dhëna nga Banka Botërore më 2000, në këto 5 vitet e fundit 30% kërkojnë privatizimin e ujit, duke pasur parasysh investimet që duhen bërë në infrastrukturë, për eliminim e humbjeve në rrjet etj. Në vitin 2002, projektet e Bankës për projektet e ujit dhe kanalizimeve ishin të kufizuara në 25% të mesatares vjetore, por , siç e pranoi në vitin 2004 z. Jamal Sahiron, Drejtor i Energjisë dhe Ujit të Bankës Botërore, “ajo që po ndodh sot është një njohje që sektori privat i vetëm nuk do të jetë e mjaftueshme.”

UJI DORA

Këshilli Botëror i Ujit u krijua në vitin 1996 si një organizatë jofitimprurëse

Privatizimi i ujit në rang globale është bërë paralelisht nëpërmjet Këshillit Botëror të Ujit (QMG) dhe Forumit Botëror të Ujit. Këshilli Botëror i Ujit u krijua në vitin 1996 si një organizatë jofitimprurëse, me qendër në Francë, me mbi 400 anëtarë nga organizatat ndërqeveritare, agjencitë qeveritare, korporatat, organizatat jo-qeveritare dhe mjedisore, kompanitë e ujit, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet akademike.

Reagon Greqia

Flitet se Greqia po shkon drejt privatizimit të ujit, ndërsa Portugalia është nën presion për të shitur kompaninë kombëtare të ujit AGUAS do Portugal. Në Itali, Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe Komisioni Evropian po shtyn për privatizimin e ujit, edhe pse referendumi në korrik të vitit 2011, populli i Italisë hodhi poshtë këtë mundësi, me 95% . Kohet e fundit Greqia ka reaguar duke hedhur poshte kerkesen e FMN-së për privatizimin e ujit të pijshëm, aq sa sot nuk diskutohet më ky problem, pasi e di se privatizimi rrit ndjeshëmçmimin e ujit të pijshëm.


UJI

Privatizimi i ujit në vendet e BE-së ka treguar një rritje të lartë të çmimit.

Vitin e kaluar privatizimi i ujit në vendet e BE-së ka treguar një rritje të lartë të çmimit. Rasti në Portugali, tregon se brenda disa vitesh tarifat janë rritur me 400%, duke vazhduar të fluturojnë me një rritje prej 6% në vit. Greqisë po i kërkohet që në qytetet e mëdha siç janë Athina apo Selaniku, ujit të privatizohet.Po përse gjithë kjo këmbëngulje?

Uji në çmimet e naftës …

Gjatë 10 viteve të fundit në Britani, vendi i parë në Evropë që filloi procesin e privatizimit të ujit, faturat e ujit janë rritur më shumë se dy herë, zbulon një studim i kohëve të fundit (24/04/2013) nga Unison, sindikata më e madhe në Britani, ku mesatarja në pagesë nga 129 lires në vitin 1989 u rrit në 388 lires. Po kështu edhe në vendet e tjera te Evropes çmimi i ujit eshte rritur ne 2-3 herë, kjo për shkak të privatizimit