Fondi Botëror luftë kundër AIDS-it

721

aids 44

Fondi Global për Luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries shpreson të jetë në gjendje që deri në vitin 2016, të trajtojë 85% e njerëzve të cilët kanë nevojë për shërim, ku viti i ardhshëm do të jetë vendimtare,” kështu ka theksuar drejtori ekzekutiv  Mark Ntaimpol gazetarëve në Paris.

Fondi, i cili u krijua në vitin 2002 për të rritur burimet në dispozicion për luftimin AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries (tre sëmundjeve) në 31 dhjetor 2012 ka pasur një total shpenzimi prej 17.7 miliardë € për këtë qëllim, dhe ka vendosur një objektiv për të rritur akoma një shumë prej11miliardë € nga sponsorizimet në tre vitet e ardhshme. Kjo shumë do të lejojë për të shpëtuar 5,8 milion jetë në sajë të trajtimit dhe gjithashtu për të mbështetur të gjithë botën, veçanërisht Afrikën.

Fondi, shpjegoi drejtori ekzekutiv z.Ntaimpol, shpreson për të marrë angazhime konkrete nga shumica e vendeve më të mëdha perëndimore, para se të kryejnë një takim me vendevet donatore ku është planifikuar për muajin Dhjetor të 2013.Sipas shifrave të publikuara pak ditë më parë në Gjenevë, 5.3 milionë njerëz që jetojnë me AIDS kanë pranuar terapi antiretrovirale të plotë duke filluar që më 1 korrik, sipas programeve të mbështetura nga Fondi, dmth 1,1 milion më shumë se fundi i vitit 2012.

Programet e mbështetura nga Fondi i kanë bërë të mundur për të marrë trajtim mjekësor 11 milion të cilët ishin infektuar nga AIDS, krahasuar me 9.7 milionë të infektuar që ishin në fund të vitit 2012. Në 330 milionë ka mbërritur numri i pacientëve të malaries, me një rritje prej 13% që nga fillimi i vitit.