“Forcat ekstremiste ndikuan për statusin”

539

rama55

Një pjesë të mirë të fjalimit të tij, në aktivitetin për analizen e 100 ditëve qeverisjes të së majtes ku çdo minister paraqiti arritjet dhe objektivat, kryeministri Edi Rama ia kushtoi vendimit për shtyrjen e statusit të vendit kandidat. 

Per here te pare, kreu i qeverise shqiptare u shfaq me tone te rritura ndaj atyre qe sipas tij ndikuan ne vendimin e BE-se per Shqiperise dhe keto ishin forca ekstremiste ne disa vende anetare, duke shprehur edhe keqardhjen per mungesen e solidarizimit me shqiptaret ne kete rast.

“Kemi degjuar drejtues te PD se na kane akuzuar si eurofob se po hedhim balte mbi Europen. Jo, ne thjesht kemi refuzuar te pranojme ne heshtje fyerjet dhe kategorizimet qe iu bene shqiptareve ne prag te vendimit per statusin, jo nga institucionet e BE e as nga qeverite e vendeve anetare, por perfaqesues te forcave ekstremiste qe enderrojne dhe propagandojne perdite mbylljen e BE. Sipas sondazheve, keto forca po rriten dhe per fat te keq arrijne te ndikojne ne vendimin per zgjerimin e BE-se dhe keto jane fakte boterisht te njohura dhe nuk eshte shpikje e jona”, deklaroi Rama.

Ndersa opozita, tha Rama, zgjodhi rrugen te mbylle veshet perpara etiketimeve qe iu bene shqiptareve, ai vete tha se nuk pranon ta beje kete.

“Une vete, mes heshtjes kokeulur ndaj atyre qe e akuzojne Shqiperine si çerdhen e lloj-lloj te zezash preferoj te flas qarte, jo dhe jo te hesht tinzerisht per politiken e dites, dua te them se keto forca jane problemi sot i BE jo shqiptaret. Shqiptaret kane folur ne gjuhen e integrimit, pa aguar ende BE-ja. E kane folur te krishtere e muslimane ne harmoni, ne emer te te cileve si kryeminister i ketij vendi e refuzoj me perçmim abuzimin qe bejne me fene e ketij vendi individe dhe forca ekstremiste qe skane asnje lidhje me eterit e BE-se”, shtoi kryeministri.

Per te treguar vendosmerine per rrugen europiane te Shqiperise, Edi Rama citoi nje nga themeluesit nga themelesuesit spikatur te BE-se, Jean Monett, kur thoshte se nuk jam optimist per BE-ne por jam i vendosur.

“Rrethanat e reja qe ne disa vende ne Europe prodhojne lodhje nga zgjerimi, per ne perdite e me shume prodhojne  vendosmeri jo per t’i mbushur mendjen Brukselit, per ta rilindur vendin tone, transformuar vendin me reforma te qenesishme qe perpara se t’u kerkojme llogari te tjereve t’i kerkojme rezultate vetes dhe kur ta kemi bere kete per shqiptaret, te kemi ndertuar shtet per ta, mund t’u kerkojme llogari dhe te tjereve. Ne jemi te vendosur ta bejme kete”, komentoi kryeministri.

Në vlerësimet e tjera te Ramës, “u realizuan pritshmerite kryesore, por mirepresim kritika per ate qe duhet te bejme me mire. Libri i trashe i gabimeve te qeverise se meparshme ka qenë një udherrefyes i asaj qe nuk duhet te bejme”.

“Konkurrenca dhe vleresimi i merites jane vlerat qe sapo kemi nisur ta bazojme kete proces transformimi. Rritja e pergjegjshmerise sociale është nje shtyse e natyrshme e koalicionit tone PS-LSI “, çmoi kryeministri.

Në kuadrin e përgjegjësisë sociale, Rama renditi këto arritje: “800 mije njerez nga 40-60 vjec do te marrin sherbimin mjekesor falas, ashtu si 30 mijë gra e vajza që nuk mund të bënin dot ekzaminimet për shtatzaninë apo për tumorin e gjirit për shkak të gjendjes së tyre ekonomike. Kemi garantuar normalizimin, pas nje periudhe te papranueshme te bllokimit te spitaleve gjatë muajve që paraprinë zgjedhjet.  Garantuam në këto ditë sherbimin normal sipas standartit te shkuares ne spitale, por jo siç do te jete pas 4 vitesh. i kemi dhene rruge ndertimit te shkolles si qender komunitare ne arsim, ndërsa nuk ka më asnjë kurs privat per nxenesit, por vetem asistence falas. Përgjegjësia sociale u pa që në ditët e para të qeverisjes, kur 300 romët e lënë rrugëve u kthyen në një komunitet normal e me strehim, apo me 100 mijë familjet e varfëra e mijëra invalidët, për të cilët u garantua marrja e plotë e ndihmës së dhjetorit dhe nga janari i të gjithë pagesave të prapambetura”.

Duke vazhduar më tej me arritjet e këtyre 100 ditëve të para, Rama shtoi: “Ne 100 dite kemi marre bekimin e shume banoreve te Krujes qe prej 20 vitesh nuk hapnin dot dritaret e tani mund ta bëjnë pas mbylljes së guroreve. Gjithashtu kemi ndërprerë të gjithë ndërtimet në Krujë, Berat e Gjirokastër, deri në hartimin e një plani që do të rivlerësojë vlerat kulturore e turistike të këtyre qyteteve”.

Përsa i përket ekonomisë, Rama tha: “Vetëm nga administrimi me i pergjegjshem i doganave, i kemi shtuar shtetit 3,6 mld leke ne 100 dite. Zhvillimi ekonomik është nje sfide qe lidhet me modelin dhe ne kemi nje model tipik per tranzicione, teksa burimet e këtij modeli po shterojnë. Na duhet nje model i ri zhvillimi, me burime te reja rritje ekonomike qe jane aty dhe jane te shperduara në mënyrë kriminale. Shperdorime ka pasur ne nafte, miniera, bregdet, toke, tek pasurite tona kulturore dhe te gjitha keto jane burimet tona të zhvillimit të së ardhmes. Taksa e sheshte per ne është papranueshme dhe e zevendesuam, me nje sistem taksimi te ndershem”.

Në këtë takim, fjalën e morën edhe anëtarët e tjerë të kabinetit Rama. Zv/kryeministri Peleshi: “E dimë që populli shqiptar ka shumë pritshmëri për këtë qeveri. E dimë që populli pret transformimin modern të Shqipërisë dhe ne po punojmë që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqja: “Në paketën fiskale 2014 përfshihet heqja e taksës mbi sëmundjen, u përmirësua furnizimi në QSUT me barna. Janë bërë 0 tarifat për personat e pasiguruar, për personat me tumor dhe gratë shtatzënë”.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla – “Ja dolëm të çlirojmë shkollat nga aktivitetet private, bëmë proces transparent me mësues dhe prindër për të hequr korrupsionin në arsim. Mundësuam projektin për të transformuar shkollat në qendra të rëndësishme për komunitetin. Drejtuesit e rinj në arsim u zgjodhën sipas meritës”.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj – “Gjëja e parë që bëmë është sistemimi i 300 qytetarëve romë. Pastruam skemën e abuzimeve me pagesat për personat me aftësi të kufizuara. Nënshkruam marrëveshjen e pensioneve me Belgjikën”.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka – “Ndalimi i importit të mbetjeve, një nga arritjet e para. E nisëm me mbylljen e 109 furrave të gëlqeres në Krujë që shkaktonin ndotje kancerogjene. Kemi identifikuar ndërtimet e paligjshme në zona të mbrojtura dhe do të nisë rehabilitimi i tyre”.

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito – “Kemi mbyllur mijëra uebsajteve të basteve që ishin të paligjshme, plot 6000”.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço: 
“Duam që sistemi i drejtësisë të jetë transparent dhe i pavarur”.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri: 
“Po mundohemi për një reformim tërësor. Kemi prioritet absolut luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Kemi rilindur kapacitetin e Policisë së Shteti, e kemi nxjerrë nga bunkeri dhe e kemi kthyer në një institucion transparent”.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli: “Ushtria, e perkushtuar ne aktivitetet per ndihme te komunitetit. Ka nisur një proces reformimi. Falenderoj trupat tona të përkushtuara ndaj paqes dhe demokracisë botërore jashtë vendit”.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati: 
“Diplomacia shqiptare, ne proces transformimi. Pavaresisht mungeses se statusit, imazhi jone po transformohet ne menyre rrenjesore. Do te vazhdojme ne rrugen e reformave te suksesshme, afruese me BE. i japim perparesi diplomacise ekonomike. Sherbimi i Jashtem nuk do te jete me nepotik e partiak”.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: “Pune shume e madhe per te permiresuar dialogun me vendet e BE. Paketa antikorrupsion është duke dhënë rezultatet e para të rëndësishme”.

Ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni: “
Rehabilitim zonave turistike, zhvillim i integruar ekonomik e urban”.

Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro:
 “E gjeta ministrine nje ngrehine abuzimi me trashgimine dhe me fondet publike. Kultura do te jete nje vlere e shqiptareve perballe Europes”.

/ Top Channel