Franca: Ndihmë vullnetare për kthimin e 3.000 emigrantëve ne vendet e tyre, përjashtohen shqiptarët

51

Ligji për azil dhe imigracionin në Francë u miratuar në shtator ku përmbante një masë të re: Që nga janari, autoritetet e emigracionit do të ofrojnë ndihmë vullnetare për kthimin e emigrantëve të mbajtur në qendrat e mbajtjes administrative (CRA).

Qeveria për këtë qëllim vendosi që për 2019 të bëjë 3,000 kthimesh vullnetare.

Si pjesë e ligjit të azilit dhe imigracionit ku u miratua në shtator 2018, Zyra Franceze për Imigracionin dhe Integrimin (Ofii) do të lehtësojë ndihmën e kthimit vullnetar për migrantët që mbahen në qendrat e mbajtjes administrative, kërkesat e të cilëve janë refuzuar për azil dhe që janë në proces të dëbuar. Didier Lesçi, Drejtori i Përgjithshëm i Ofiit, detajon masën e re.

Didier Leschi: Ofii është gjithmonë i përfshirë në procesin e kthimit të personave të ndaluar në qendrat e mbajtjes në vendet e tyre të origjinës. Përpara, megjithatë, nuk u tha në ligj se agjentët tanë mund t’u ofronin ndihmë për kthim vullnetar. Ligji mbi azilin dhe emigracionin i miratuar në shtator 2018 ndryshoi këtë. Nga tani e tutje, informacioni për ndihmën e kthimit vullnetar do të sigurohet nga OFII në qendrat ku emigrantët të kërkojnë e të përfitojnë nga kjo. Është gjithmonë e preferueshme që njerëzit të kthehen vullnetarisht dhe jo të detyrohen të kthehen.

Si do të funksionojë ndihma?

Ndihma është në thelb një pagesë prej 650 eurosh që i jepet personit në formën e një karte që mund të aktivizohet sapo të mbërrijë në vendin e tij të origjinës. Gjithashtu paguhet edhe bileta kthyese. Kjo ndihmë kthimi nuk është e njëjtë me ndihmën e riintegrimit.

Kushdo që është në qendrat e mbajtjes ka të drejtë për ndihmë vullnetare të kthimit

Të gjithë personat që vijnë nga shtetet, qytetarët e të cilëve kanë nevojë për vizë për Francën, mund të aplikojnë për ndihmë vullnetare për kthim. Kjo do të thotë, njerëzit që mund të kthehen në Evropë pa viza, veçanërisht shqiptarët dhe gjeorgjianët, nuk mund të përfitojnë. Ne ende nuk kemi filluar programet e ndërgjegjësimit në qendrat e mbajtjes, ne do të fillojmë gradualisht. Ne vendosëm vetes një qëllim prej 3,000 kthimesh vullnetare për 2019.