Fufi apo Ndocaj!

Kryesore Opinion

albani profilAlbab DACI  / Mediat shqiptare janë të kapura nga partitë politike dhe shkruajnë sipas orekseve të tyre.

Kështu ndodhi me rastin e deputetit Fufi dje në Parlament, i cili në kundërshtim me urdhërin e Bashës, nuk u largua nga salla bashkë me koleget e tij, por qëndrojë në sallë duke votuar ligjet.

PD reagojë menjeherë duke e përjashtuar nga grupi parlamentar dhe po ashtu theksojë se: “Rama mafiozi bleu Fufin”.

Dje ka pasur një ngjarje që është kaluar në heshtje e kjo për faktin, se mediave të kontrolluara nga politika nuk duan ta trajtojnë.  E kam fjalën se askush nuk foli dje për mungesën e deputetit Ndocaj.

Unë, në cilësinë e këshilltarit të tij e kisha paralajmëruar mungesen e tij.

Po ashtu vetë deputeti Ndocaj pak para mbylljes së seancës dhe kalimit në votim përmes një reagimi në faqen e tij në facebook, kishte deklaruar mungesën e tij, si dhe kishte bërë një komentë në lidhje me funksionimin e parlamentit. Megjithatë, shumë pak media e deklaruan. Vetëm ata media që akoma nuk janë në shërbim të politikës, se të tjerat kanë vendosur me urdhër nga lart ta çensurojnë.

Po pse PS kaloje tek Fufi? Deputeti Ndocaj ka pakënaqësitë e tij në lidhje me përfaqësimin e Lezhës, situatën e përmbytjeve dhe investimet e munguara në këtë qytet. Por jo vetëm kaq, Ndocaj ka edhe pakënaqësi të tjera me PS. Kjo ka të bëj me vlerësimet e munguar nga kjo e fundit. Po ashtu Ndocaj njihet për qëndrime të palëkunduara. Ndoshta ka pasur përpjekje për t’i mbushur mëndjen z. Ndocaj të ishte në Parlament, të votonte sipas urdhërit të PS, por përpjekjet e PS me siguri nuk kanë qenë aq bindëse sa t’i mbushin mëndjen.  PS kishte nevojë urgjente për numëra e kështu mund të ketë parë me përparësi deputetin Fufi.

A është shitur  deputeti Fufi siç pretendon Opozita? Nuk besoj, sepse atëhere i bie që është shitur më lirë se deputeti Ndocaj.

reagon keshilltari i NdocitKam përshtypjen se shumë deputet tani janë në kërkim të rinovimit të mandatit e ndoshta Fufi shpreson në rikanditim tek PS! Eshtë e drejta e tij ta kërkojë e ta besoj, por deri në qershor shumë kohë është e gjithçka mund të ndodh.

Atëherë, në një situatë të tillë a i leverdis PS ta ndërroj deputetin Ndocaj me Fufin? Në një drejtim po! Fufi është nga ata deputetët e heshtur që nuk flet, ose flet shumë rrallë në Parlament. Rama i don shumë këta. Ndërsa PD ka pak figura që shërbejnë për opozitarizëm dhe deputeti Ndocaj ka treguar se e bën më mire edhe se Basha.

Në këtë situate do të ishte përfekte shkëmbimi i Ndocaj me Fufin.

PD tashmë mund të marr Ndocaj që është një opozitar i flaktë e PS, të marr Fufin që është ose më mirë ishte një opozitar i heshtur.