Gjermani / 2,000 sulme raciste ndaj emigrantëve dhe refugjatëve në 2018

Bota Emigracioni

Numri i sulmeve ndaj emigrantëve dhe refugjatëve kanë një rënie të lehtë për vitin 2018. Autoritetet gjermane raportojnë se 2,000 sulme janë të motivuara politikisht në atë vit, krahasuar me 3,556 në vitin 2016.

Shumica e sulmeve ndaj emigrantëve dhe refugjatëve janë sulme të motivuara nga ana e krahut të djathtë, thonë autoritetet gjermane. Llojet e sulmeve variojnë nga fyerjet raciste, deri në dëmtime të rënda trupore dhe në tre raste të raportuara për tentative vrasje.  Ky informacion doli në dritë pas një pyetjeje në parlamentin gjerman, paraqitur nga grupi i krahut të majtë (Die Linke) në ministrinë e brendshme gjermane.

Shumica e sulmeve ndaj emigrantëve dhe refugjatëve ndodhën afër qendrave të kampeve, shpjegoi ministria. Disa sulmuan qendrat dhe ndërtesat drejtpërdrejt, por përfunduan duke dëmtuar njerëzit brenda tyre. Në total, 315 persona në 2018 u plagosën në këto lloje sulmesh, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit 2018, 40 persona u plagosën në sulme, katër prej të cilëve ishin fëmijë.

Numri më i lartë i sulmeve në vitet e mëparshme

Në vitin 2017, autoritetet regjistruan gjithsej 1,903 sulme (duke përfshirë sulme verbale dhe kërcënime) drejtpërdrejtë mbi emigrantët dhe refugjatët dhe 312 në vendet ku ata jetonin. Numrat ishin edhe më të larta në 2016, 2,561 sulme ndaj njerëzve dhe 995 në strehimin e tyre.