Gjysma e refugjatëve sirianëve duan të qëndrojnë në Turqi

286

Një studim i kryer nga Qendra e Politikave të Stambollit ka zbuluar se rreth tre të katërtat e sirianëve në Turqi do të donin të bëheshin qytetarë turq.

Mbi gjysma e refugjatëve sirianë në Turqi dëshirojnë të qëndrojnë dhe të jetojnë në vend në të ardhmen, sipas një studimi të kryer nga qendra kërkimore në Qendrën e Politikave të Stambollit (IPC) së bashku me Fondacionin për Zhvillimin Njerëzor, me mbështetjen e UNHCR.

Hulumtimi u krye me një intervistë mbi një mostër prej 1,282 sirianëve në 10 provinca me një përqindje të lartë refugjatësh, kryesisht në rajonet kufitare në Turqinë juglindore. Tre nga katër sirianë të anketuar thanë se do të donin të merrnin shtetësinë turke.