Grabitje në qendër të Korçës, i marrin nga duart 15 mijë euro

Aktualitet Lajme

Ditën e sotme është grabitur një emigrant në qendër të qytetit të Korçës, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se i janë marrë 15 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Pazarit të Korçës” ku emigranti nga qyteti i Ersekës kishte shkuar në për të këmbyer shumën e fituar në Greqi nga euro në lekë, ndërsa një person i paidentifikuar i ka marrë çantën dhe është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se personi i grabitur sapo ishte kthyer nga emigrimi dhe kishte me vete një shumë të konsiderueshme për t’i këmbyer nga euro në lekë. Raportohet se ai ka deklaruar në polici se shuma që kishte me vete ka qenë 15 mijë euro. Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për të ndaluar dhe bllokuar personat e dyshuar për këtë grabitje.