Greqi: 30 mije shqiptare mbi moshen 70-vjec ne roberi absolute…

Emigracioni Foto e Ditës Greqi Kryesore

Nuk eshte fantazi apo skenar filmi, por nje realitet qe ndodh me shqiptaret ne Greqi, te cilet jo per faj te tyre ndodhen ne nje roberi absolute. Jane ligjet anti-demokratike, anti-njerezore te ketij vendi ku lindi “Demokracia” qe i ka burgosur keta te njerez te ndershem dhe punetor, qe sot pak ato vite jete qe u kane mbetur jetojne ne presion psikologjikisht.

Nese ne vendet fqinje te BE te moshuarit shqiptare, te cilet  punuan disa vite marrin ndihme sociale, shqiptaret ne Greqi mbahen prej vitesh akoma ne roberi.

Komuniteti Shqiptar ka shume shoqata, askush nga keto nuk deshiron te preke kete problem, duke mos pare me larg se pas disa vitesh do jene keta ne vendin e tyre. Por per ndonje kryetar shoqate faji i mbetet emigranteve, thua se bashkekombesit e tij nuk duan te jetojne si njerz te ligjshem dhe me te drejta te barabarta.

20-25 vite me pare erdhen te rinj punuan dhe kontribuan, ndersa sot perbuzen dhe masakrohen psikologjikisht dhe praktikisht, humben vitet e punuara, por mbi te gjitha humben lirine per te shkuar ne shtepite e tyre ne Shqiperi.

Mendohet se jane mbi 30 mije shqiptare mbi moshen 70-vjec qe gezojne te drejtat te jetojne ne te tilla kushte, pasi jane te perbuzur nga ligjet e ketij vendi, por edhe te braktisur nga vendi meme.

Nga biseda me disa prej tyre meson se kane mbi 15 vite qe nuk kane shkuar ne atdhe, pasi lejet e qendrimit u jane marred he nuk u jane rinovuar.

Por ka edhe nga ata pensioniste te cilet qendrojne ne kete vend ne saj te pagesave qe bejne femijet e tyre ne kontributet qe paguajne ne sigurimet shoqerore, duke i kthyer baballaret te punesuar ne dado per mbajtjen e femijeve te tyre, ne kundershtim me cdo ligj. Por…qe te jetosh i ndershem dhe I lgjshem ne kete ne kete vend, qeveria greke ka gjetur shume menyra.

Nje pjese kane blere shtepi paguajne takes dhe jane te paligjshem, hajde gjeje kete…

Ne mbyllje sa per kujtese dikur ish minister i Brendshem dhe sot Presidenti i Greqise Pavlopoulos ne korrik te 2006 pat deklaruar për radion Skaj 103.3 në Athinë, se nuk do te kete me asnje emigrant te paligjshem.  “Emigrantët duhet të kenë të njëjtat të drejta me vëndasit. Dhe do ti fitojnë ato, duke filluar nga të drejtat në sektorin e punës dhe të integrimi në shoqërinë tonë”. Shpresojmë meqënese nuk patëm mundësi t’u japim këtë të drejtë emigrantëve që punojnë prej vitesh në Greqi, do të jemi gati në zgjedhjet e ardhshme. Prej kohësh ishte shfaqur nevoja e një organizmi të plotë të situatës…Organet e administratës shtetërore janë në fazën e vlerësimit të situatës, ku kjo për shtetin grek është një eksperiencë e re, sa që ligji mund të ketë edhe boshllëqe… nuk do të mbetet asnjë emigrant i paligjshëm, ku nuk duhet të lejojmë asnjë viktimë shfrytëzimi nga të pandërgjegjëshmit.

Ne Greqi nga qeveria Karamanlis ne ate kohe sapo ishte miratuar ligji i emigracionit (3385/2005), ligj qe ne shume paragrafe apo nene ishte në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimit Europian, në kundërshtim me vetë kushtetutën e BE-së.

 Realitet është se e kanë quajtur këtë ligj të padrejtë edhe Këshilli Shkencor i Parlamentit, si dhe Avokati i Popullit grek, i cili i çon një peticion Parlamentit për padrejtësitë që u bëhen emigrantëve nëpërmjet ligjit të ri të emigracionit ( 3385/2005), duke u kerkuar  deputeteve te asaj kohe qe të reagojnë dhe të bëjnë qoftë edhe në minutën e fundi, që qeveria të kryejë ndryshimet e domosdoshme që të favorizohen emigrantët, e të mos mbeten përjetësisht pengje të forcave politike.

Ministri i Diaspores Zoti Pandelic Majkovic erdhi ne Athine piu kafen me disa te zgjedhur nga ambasada,  nuk morri asnje kontakt me komunitetin shqiptar ne Athine…dhe iku si Kiu Fiu…