Greqi, 34 deputetë kërkesë për t’u informuar për ndërtimin e një varrezë myslimane në Atikë

400

Deputetët e partisë në fuqi Syryza kanë dorëzuar në parlament një kërkesë për të mësuar planet e ministrisë, për të ndërtimin një varreze myslimane në Atikë të Athinës, si alternativë për krijimin e një fushë të veçantë në varrezat myslimane.

Kjo kërkesë bëhet në një kohë kur zyrtarisht ende nuk egziston në Athinë apo në Atikë një varrezë për varret e myslimanëve. Shumë herë është folur edhe dekada më parë për krijimin e një varreze të tillë, por gjithmonë ka ndeshur me kundërshtime të banorëve vendas të zonave ku ka qenë piketuar ndërtimi i varrezës. Në këtë momentë në Atikë jetojnë sot një numër i konsiderueshëm i muslimanëve të kombësive të ndryshme, transmentojne mediat vendase.

Athina është kryeqyteti i vetëm evropian që nuk plan për ndërtimin e varrezave myslimane, ndërsa vetëm në Suedi  janë ngritur 10 varrezat muslimane.

Theksohet se deputetët e SYRIZA-s e përshkruajnë rastin e muslimanëve të vdekur, si një fenomen ku shumë raste, kufomën për varrim e dërgojnë në Thrakë në Xanthi dhe Komotini, ku ndodhen aktualisht varrezat myslimane. Një rrugë që përshkron qindra kilometra larg nga të afërmit e tyre të vdekur dhe me një kosto që tejkalon 2.000 euro. Zgjidhja tjetër është kufoma e të ndjerit për tu transportuar me aeroplan për në shtëpinë e tij, kostoja mund tejkalojë edhe 2,000 euro.

Situata bëhet edhe më e rëndë në rastet e viteve të fundit të refugjatëve që kanë arritur dhe mbrijnë ende në Greqi, të cilët kërkojnë strehim të përkohshëm nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Për transportimin e trupit, kërkohet konsultim me konsullatat e vendeve (nëse ka) është shteruese dhe ekonomikisht kostoja është e papërballueshme për të afërmit (nëse ka), si edhe për vullnetarë që ndihmojnë në zbutjen e çështjes së refugjatëve ” thuhet në kërkesën e 34 deputetetëve.