Greqi / 40 shqiptar të zhdukur…31 të identifukuar (lista dhe foto)

301

Duhet të jepet alarm, po nga kush, nga shteti shqiptar që ka vdekur prej kohësh, nga ky shtet që struket dhe as duket kur bëhet fjalë për mbrojtje të jetës së shtetasve të tij.

Tashmë nga dita në ditë dalin në dritë emrat dhe identideti i shqiptarve që kanë humbur gjurmët në Greqi. Një numër që sa vjen dhe rritet qa sa duhet dhënë alarmi për të filluar hetimet të mëtejshme se si humbën jetën këta shqiptarë.

Për hir të së vertetës,koha tregoi se gjate gjithe ketyre viteve edhe zyrat administrative kane qene indiferente, po ashtu edhe ato te përfaqësive tona, më e theksuar kjo në Greqi.Janë këto përfaqësi që nuk kanë bërë punën e tyre që u takonte mbështetur ne Kushtetutën Shqiptare por edhe sipas Protokollit të Konventës Ndërkombëtare. Lluksi i shfrenuar dhe emërimet nepotike si dhe paaftësitë prefosionale treguan dhe po tregojnë gjëndjen e mjerueshme në këto përfaqësi pasi ato janë pushtet dhe shtet.

Deri më sot asnjë nuk po mban përgjegjësi për këto zhdukje të shqiptarve që për mbi jetese kërkojnë rrugën e migrimit klandestinë, pasi sot vetë vetëm kjo rrugë ka mbetur ne nje shtet te vdekur. Po dikush duhet të japë alarmin.Por…

Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 40 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi 31 prej tyre.

Mosha me e vogël e të cilëve kanë humbur gjurmët është 15 vjeç, ndërsa më e madhja është 49 vjeç, me një moshë mesatre të përgjithshme 20.8 vjeç.

Disa emigrantë që figurojnë të zhdukur nga familjarët e tyre

  1. Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.
  2. Artan Losha 18 vjeç nga Burreli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria në Greqi më 11/01/1993. La shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.
  3. Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nedor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.
  4. Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995
  5. Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, sëbashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka  marrë një pronar greke për punë si çoban.
  6. Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017
  7. Artan Losha 18 vjeç nga Bureli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria 11/01/1993. Për ti ardhur në ndihmë familjes la shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.
  8. Agostin Papleka nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995
  9. Erjon Gjolena 26 vjeç nga Belshi i Elbasanit,emigron ne Ekaterini ne Greqi, pas katër ditësh udhetimi ne kembe,më 8/03/2010 ka humbur kontaktin me familjen, e cila e ka kerkuar ne shtetin fqinjë edhe në polici…
  10. Edmond Kananaj 20 vjeç nga fshati Armen i Vlorës, ka humbur kontaktin me familjen me 8 korrik të 1997 ku ka folur ne telefon për të fundit herë nga Pireu.
  11. Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.
  12. Flamur Balaj nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  13. Gezim Kolici 44 vjeç , nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij.
  14. Gëzim Kica 19 vjeç nga Berati. komunikimi i fundit me familjen e tij ka qenë më 8 mars të 1998 me telefon nga Athina. Më parë kishte punuar në Pirgo Ilias në Patra.
  15. Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit 2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos  Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.
  16. Gjon Toni 37 vjeç babai i tre fëmijëvenga Shkodra. Emigroi ne Greqi dhe punonte në Bujqësi ne Selanik. Kontakti i fundit me familjen ishte 30 qershori i 2009-tës.
  17. Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.
  18. Plarent Dautllari 18 vjeç nga Korca ka udheturar 4 dite ne kembe nga Mali i Gramozit dhe ka humbur kontaktin me familjen më 4 qershor 1994 në Trikalla në Greqi.
  19. Pavlin Gjergji 23 vjec niset për ne Greqi sëbashku me tre shokë për në Veria, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  20. Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktet me famijen më 22 gusht të vitit 2011.
  21. Renato Qerimi 26 vjeç nga Policani, me banim në Tiranë, Emigroi në Iraklio të Greqisë më 1992 dhe humbi kontaktin me familjen në vitin 1995
  22. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e parë
  23. Taulant Mehalla 18 vjeç nga djali më i madh i shtepisë nga Mollasi i Elbasanit, emigron ne Kozani në Greqi më 3/08/1992,  që nga kjo ditë ka humbur kontaktet me familjen.
  24. Ilirjan Çaniku 20 vjeç nga Sanxhaku i Lacit i martuar, më 3/03/1993 ka humbur kontaktet me familjen kur eshte nisur per ne Greqi.
  25. Ilir  Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë, I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002
  26. Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të.
  27. Shaqir Ndreu 35 vjeç nga Burreli, ku me disa shokë nga Shkodra niset për në Greqi më 15 korrik. Ka humbur kontaktet me familjen tre javë më pas.
  28. Vilson Gjuta 20 vjeç nga Kukësi me banim në Kamëz më 4/01/2003 sëbashku me një grup shokësh nisen për në Greqi. Nga 11 shokë që u nisën për në Greqi vetëm 5-së prej tyre u kthyhen gjallë, 5-së të tjerë humbën jetën gjatë rrugës, ndërsa fati i Vilsonit nuk dihet. Sipas familjes ata janë nisur për ne Greqi nga mali i Gramozit, ku më pas u gjetën edhe trupat pa jetë. (Për këtë ngjarrje kanë shkruar mediat më 9 janar te 2003).
  29. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
  30. Lulzim Mona 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi.
  31. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018.

Po kush duhet ta japë Alarmin?