Greqi : 5 të vdekur në kampet e shfarosjes së emigrantëve

Greqi Kryesore

Kështu e kanë trajtuar kampi i refugjatëve në Moria në ishullin Lesvo, menjëherë pas vdekjes së emigrantit, një kamp ku emigrantët po përballen ne kushte çnjerozore në dimrin e madh.

Me gjithë përpjekjet që janë bërë nga shteti grek në kushtet e krizës ekonomike kushtet dhe mënyra se si po mbahen refugjatët të moshave të ndryshme nuk nderon jo vetëm Greqinë po mbarë Bashkimin Evropian.

Dihet që Greqia është e vetme për të përballuar numrin e madh, në një kohë që kufijtë e saj janë njëkohësisht edhe kufijtë e Evropës. Por sot ky vend po ndodhet përball një turpi që nuk mund të krahasohet më me asnjë vend të Bashkimit Evropian, kjo nuk është Greqia e cilivizuar sado justifikime mund të ketë.

Mediat vendase bëjnë të ditur se për kushte të këqia në të ftohtin e madh u regjistrua viktima e pestë në dy muajt e fundit. Pamjet filmike tregojne se refugjatët për t’u ngrohur përdorin për djegie leckat e trupit në baltën e madhe që përbëjnë një rrezik për jetën e tyre. Në çadrat e ftohta të mbuluar nga bora refugjatët stivohen njeri pas tjetrit, djegin çfarë të mundin për t’u ngrohur, fëmijë gra dhe burra po përballen në kushtet çnjerëzore.

Sot Unioni i Mjekëve ka theksuar se: “Sot ne themi që kampi në Moria është një shfarosje refugjatësh. Me tre të vdekur javën e kaluar, ndërsa kemi arritur në pesë refugjatë të vdekur në dy muaj. Sa vdekje tragjike mban një shoqëri. Ne po flasim për njerëzit që mbijetuan luftën, varfërinë, regjimet reaksionare të vendeve të tyre, të cilët shpëtuan nga valët e Egjeut dhe gjejnë vdekje të gabuara në duart e Republikës Greke në territorin e Bashkimit Evropian”.