Greqi: Autobuzi turistik shqiptar del nga autostrada dhe përfundon në “kanal”

80

Ngjarrja e sotme në komotini

Një autobuz turistik me 57 pasagjerë ka dalë jashtë asfaltit të rrugës dhe ka përfunduar ne kanal. Ngjarrja ka ndodhur në autostadën Egnatia, menjëherë sapo ka dalë nga stacioni i taksës rrugore në Rodopi Iosmos. Ende nuk dihen shkaqet e humbjes se kontrollit te autobuzit nga ana e shoferit.  Autobusi me targë shqiptare, vinte nga Stambolli në drejtim të Tiranës, kur sot rreth orës 12 ditës, shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke goditur baren mbrojtëse dhe të përfundoj në një kanal kullues të tokës bujqësore.

Për fat të mirë, pasagjerët nuk u plagosën dhe udhëtimi i tyre vazhdoi me një autobus tjetër…