Greqi/Dhunohet zyra politike e kandidatit shqiptar Fatos Malaj

103

Ditën e mërkurë në mbrëmje në Athinë është dhunuar zyra e kandidatit shqiptar Fatos Malaj, i cili kandidon per Partinë Kinal (PASOK). te nesermen ne mengjes Fatos Malaj ka gjetur zyrën e tij me deren e shkatëruar( rruga Marni nr 59).  Konfirmimi është bërë edhe nga vete Malaj, i cili me qetesi u shpreh se nuk ka demtime te ndjeshme brenda ambienteve te zyres. Eshtë i vetmi shqiptar që kandidon dhe ka qene edhe ne qender te kritikave dhe kercenimeve te partive te djathta. Fatos Malai kandidon me “Ngjyrat” e Lëvizjes për Ndryshim – KINAL (ish PASOK) në zonën e parë të Athinës (A-Athina).

Djali shqiptar mendon se kjo është hera e parë që shanset janë kaq të favorshme për komunitetin shqiptar që të zgjedhë një parlamentar si një përfaqësues në parlament, duke thënë në fjalën “një shqiptar midis 300 deputetëve të parlamentit grek”.