Greqi: Dy vdekje dhe 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqi

Rritet numri i viktimave dhe rasteve tëCOVID-19 në Greqi.

Në total, Greqia ka 2.235 raste dhe 110 vdekje. Njoftohen 11 raste të reja të coronavirusit SARS-CoV-2. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 2.235, nga të cilat 56% janë burra.

67 paciente po trajtohen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç. 15 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 83.6% kanë një sëmundje themelore ose janë mbi 70 vjeç, ndërsa 39 pacientë janë larguar të shëruar nga spitalet e vendit.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2 vdekje të tjera, ndërsa numri në total shkon në110 vdekje.  29 ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra.

Mosha mesatare e viktimave ishte 74 vjeç dhe 90% kishin një sëmundje të mëparshme. Janë testuar gjithsej 53,290 mostra klinike.