Greqi / Emigracioni : Rritet lista e të vdekurve ne kampet e refugjatëve

Emigracioni Greqi

Ne paralajmërojmë Qeverinë të marrë iniciativat e nevojshme për të siguruar që kushtet e jetesës në kampet ( hot-spot) te jenë që zbatohen në një vend evropian”, ka theksuar deputeti i opozitës se  “Nea Dhimokratias” dhe Zëvendës Shefi i Politikës së Migracionit M. Varvitsiotis

“Lista e të vdekurve në kampet  të paligjshmërisë dhe paaftësisë së qeverisë, për fat të keq, po rritet. Një njeri tjetër i cili u arratis nga konflikti i luftës civile të atdheut të tij ka humbur jetën në vendin tonë për shkak të një qeverie jokompetente dhe e paaftë që nuk është në gjendje të ruajë rendin në qendrat e pritjes . Veprimet dhe mosveprimet e saj vazhdojnë të ekspozojnë vendin në nivel ndërkombëtar, veçanërisht nëse merret parasysh se subvencionimi i BE-së. në vendin tonë për menaxhimin e refugjatëve arrin shumën prej 1.6 miliardë euro . Për herë të parë ne paralajmërojmë qeverinë që të marrë iniciativat e nevojshme për të siguruar që kushtet e jetesës në kampet e pritjes se emigrantëve, në atë mënyrë që kushtet e jetesës të jenë njëlloj me ato që zbatohen në një vend evropian. Të kuptojë përfundimisht se paaftësia e saj nuk kushton vetëm në vend, por për fat të keq gjithashtu kushton jetën e njerëzve “, tha Zëvendës Shefi i Politikës së Migracionit të  “Nea Dhimokratia” Miltiadis Varvitsiotis, me rastin e incidenteve që ndodhën në refugjatët e Malakasas ku si rezultat tragjik pati vdekjen e një refugjatit.