Greqi: Kosova merr dy çmime speciale në WLS

294

vajza-55Sose BARAJKTARI  –  Në Greqi u zhvillua gara ndërkombëtare e bukurisë për talentët e fëmijëve “World Little Supermodel 2015”. Morën pjesë fëmijët më të talentuar nga shumë vendeve si : Rusia, Greqia, Ukraina, Kazakistan , Bullgaria etj. Gjithashtu ishte dhe përfaqësuesja e Republikës së Kosovës, vajza 4-vjeçare Orhide Zeqiraj Krasniqi  nga Prishtina, si dhe  Sidrita Sadikaj drejtore nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë që ka vlerësuar  në Kosovë Orhidean me çmimet e mëdha: “Little Talent Show Kosova 2015” si dhe “Little Supermodel Kosova 2015” (kategoria e moshave 3 deri në 5-vjeç). Drejtuesja Sidrita me këto dy çmime i mundësoi të drejtën të përfaqësonte Republikën e Kosovës në garën ndërkombëtare për femijë: World Supermodel 2015 ne Greqi.

Drejtoresha e përgjithshme e WLS znj.Natalia Zajchenka, Drejtori nacional i Bullgarisë Z. Yordan Bacharov dhe i gjithë stafi i kanë bërë një pritje të mbrekullueshme, duke treguar një kujdes të veçantë për vogëlushen kosovare Orhidea Zeqiraj Krasniqi.  Vajza 4-vjeçare Orhidea në natën finale fiton çmimin “Little Supermodel 2015”, gjithashtu në ceremoninë e mbylljes të kësaj gare ndërkombetare ishte e sukseshme për bukuroshen kosovare Orhidea Zeqiraj Krasniqi. Fëmijët shqiptar në këtë aktivitetet ndërkombëtar ngritën flamuri  Kosovës ne mes flamujve të tjerë…diplloma-55