Greqi / Kur do të flasë drejtësia për vrasjen e Erionit 14-vjeçar, por përse hesht shteti shqiptar?

396

Erion Qosja nga lagja Sarra e qytetit të Elbasanit u vra nga polici në Greqi me arsyen se ishte shqiptar. Por sa do vite të kalojnë Erioni do të mbetet hero i emigracionit shqiptar. Shteti shqiptar do bëj diçka për Erionin 14 vjeçar që u vra në Greqi. Qyteti i Elbasanit duhet ta vlerësojë figurën e këtij fëmijë që pa mbushur ende 14 vjeç u vra nga policia greke.

Por mbi të gjitha e paprecedentë ka qenë dhe është heshtja dhe indiferentizmi i shtetit shqiptar që ka nguruar dhe ende nguron për zbardhjen e vrasjes së fëmijës, për fillimin e hetimit përse dhe si u vra ky fëmijë…

Fatkeqësisht ai u vra se donte të emigronte, të ndihmonte familjen dhe për këto donte te kalonte kufirin në mënyrë klandestine si pasagjer me një makinë. Por… Kanë kaluar vite dhe Erioni i vrarë në 1997 në mënyrën më të paprecedentë është në listen e 192 shqiptarëve të vrarëve në Greqi. Është fëmijë nga Elbasani lindur dhe rritur në lagjen Sarra në Elbasan. Ai u vra nga polici grek Miltiadhis Andreopolos. Është plumbi i këtij polici që i mori jeten. Sot Erioni do të ishte 39 vjeç.

Tre muaj më parë vajta në shtëpinë e tij në lagjen e vjetër elbasanëse në përgatitje të një dokumentari lidhur me vrasjet e femijëve tanë në Greqi. Familja ruan sot që nga ajo kohë te paprekur dhomën e tij të vogël. Mësova mënyrën se si u vra, si policia e hodhi në një kanal me ujë kur ai po jepte shpirt, e hodhi ne kanal për të fshehur krimin në një kohë kur duhej te cohej në spital. Polici del ne gjyq dhe nuk dënohet edhe pse vrau nje femijë pa mbushur 14 vjeç, nuk u dënua edhe pse donte të mbulonte krimin edhe pse trupi u hodh ne nje kanal..

Sot pas 22 vitesh asnjë hetim nga shteti shqiptar, asnjë ndihmë sociale familjes së viktimës… Erioni është një hero i heshtur përball një shteti sharlatan dhe oligark. Këtë hero më shumë se kushdo e kuptojnë dhe e respektojnë ata njerez qe kanë provuar emigracionin… Ka shumë mënyra për të nderuar emigracionin shqiptar, për të nderuar dhe kujtuar keta viktima. Rasti më konkret eshte rasti i Erionit, ku shtetit shqiptar nuk i kushton asgjë ta nderoj këtë fëmijë ashtu siç duhej të ishte nderuar…mënyra ka po vullnet jo.

Vendosja e emrit te tij në një shkollë apo nje sheshi si dhe nje rruge të qytetit te Elbasanit do te ishte nje veprim absolute në se do të kishte një vullnet nga autoritetet vendore. Është e pakta që mund të bëhet për Erionin 14-vjeçar.