Greqi / Në pranga shtatë shqiptarë për trafikim lënde narkotike

Greqi

Punonjësit e Policisë Kundër  Drogës  nën motin e ashpër, kanë arrestuar ditën e shtunë shtatë të rinj shqiptarë të moshave nga 21-26 vjeç, që po kalonin fshehurazi kufirin, duke mbajtur gjashtë thasë me thes të mbushur me hashash. Grupi eshte arrestuar në zonën Drishtsa të Thesprotisë ku u sekuestruan 111 qese të kanabisit të papërpunuar, që peshonin 124 kg dhe 790 gram, katër telefona celularë. Shqiptarët janë dërguar tek Prokurori i Shkallës së Parë të Thesprotisë, i cili i akuzoi ata për pranimin, transferimin, posedimin dhe trafikimin e drogës dhe hyrjen ilegale në vend.