Greqi, për muajin tetor policia ka dëbuar 1.482 shqiptarë

Emigracioni Greqi

Mbështetur nga njoftimi për shtyp i policisë greke të dates 3/11/2017, për muajin tetor për të trajtuar imigracionin e parregullt, u kthyen gjithsej 2.023 emigrantë me kombësi të ndryshme në vendlindjen e tyre.

Për këtë muaj policia greke ka kthyer 1.482 shqiptarë, një numër i lartë në krahasim me kthimet e kryera në këro 5 vitet e fundit, ose tre here më shumë se ai i muajit shkurt. Në kurriz të këtyre shtetasve të vendeve të treta, janë vendimet për kthim dhe deportim lëshuar për hyrje të paligjshme në Greqi. Kthimet janë bërë përmes programeve vullnetare të riatdhesimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, si dhe kthimet e detyruara dhe largimet vullnetare nga Shërbimet Policore Greke.

Indikativisht, numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë (1,482 persona), Pakistan (181 persona), Gjeorgji (68 persona), Algjeri (53 persona), Irak (39 persona), Iran , Turqi (22 persona) dhe Maroku (20 persona).

Vërehet se 16,003 persona janë kthyer në vendet e tyre të origjinës që nga fillimi i vitit, ku 11.088 ishin me kombësi shqiptare

Dëbimet simbas muajve

– janar       717

– shkurt     503

– mars       867

– prill       1.005 

– maj         971

– qershor  1.019

– korrik      875

– gusht       872

– shtator     869

– tetor      1.008

– nendor  1.482