Greqi / Rekord papunesia ne nivelin 26.8% në mars

626

rekordPer muajin mars me 26.8% e popullsisë së afte te punës është rritur papunësina në Greqi, nga 26.7% qe ishte per muajin e kaluar, kjo sipas të dhënave të lëshuara javen e shkuar nga Eurostat. Greqia vazhdon të ruajë një nga normat më të larta të papunësisë në BE-së, e dyta pas Spanjës qe e ka papunesine ne normat 26,9%, ndërsa per ata të moshës deri në 25 vjet ka normen me një negativ te madhe qe shkon ne 59.2% kundrejt 56.2% te Spanjës.

Siç tregohet nga shifrat për muajin maj, të dhënat per Greqine keto i perkasin muajt mars, papunësia në Eurozonë u rrit në nivelin – një rekord prej 12.1% nga 12% qe ishte në prill, ndërkohë që në të gjithë BE-në ka mbetur e pandryshuar në 10.9%. Norma ishte më e ulët se parashikimi fillestar për 12.2% dhe nga analistë të cilët theksojne se pritet të rritet në 12.3%. Lidhur me performancën individuale te Greqisë në ne mars, shkalla e papunësisë për meshkuj ishte 24.1%, femra 30.4% dhe të rinjtë nën 25 vjet eshte aktualisht ne 59.2%.

Shkalla mesatare e papunësisë në Eurozonë në meshkuj ishte 12% per muajin maj, ndersa per grate ishte 12.2% dhe per të rinjtë nën 25 vjec ne 23.8%. Në muajin maj, BE-ja kishte 26.4 milion të papunë, nga të cilat 19. 2 milion në Eurozonë. Krahasuar me muajin maj te vitit 2012, papunësia u rrit me 1.34 milione njerëz në eurozone, si dhe nga 1.32 milione në BE

Vendet të cilat shënuan rritjen më të madhe të papunësisë në një vit ishte Qipro (nga 11.4% në 16.3%), Greqia (nga 22.2% në 26.8%) dhe Sllovenia (nga 8 6% në 11.2%). Në maj, numri i të papunëve të moshës nën 25 vjeç erdhi në të gjithë BE-në, rreth ne 5.5 milion persona, nga të cilat 3.530.000 njerëz në vendet e eurozonës. Brenda një viti papunësia në këtë kategori është rritur me 60,000 njerëz në zonën e euros dhe nga 77,000 njerez në BE.

Eurostat ka njoftuar ne te njejten kohe se gjithashtu se norma e rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit u përforcua në qershor, në terma vjetorë me 1.6% nga 1.4% qe ishte në ne muajin maj. Behet fjale për muajin e dytë radhazi të rritjes që nga prilli, kur inflacioni kisht rënë në 1.2%. Megjithate, cmimet e muajit qershor, megjithatë, mbetën nën objektivin e Bankës Qendrore Evropiane në nivele të afërta, por jo më shumë se 2%.