Greqi: Shperthen virusi i Nilit Perendimor, 5 te vdekur brenda javes, ne 27 numri i vdekjeve mes tyre dhe nje femije 10-vjec.

157

Sipas raportit javor epidemiologjik të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP): Virusi i Nilit Perëndimor ka infektuar 28,000 njerëz.

Ne 58 komunat e vendit eshte dhene alarm pas shperthimit te epidemise, ku gjate javes se fundit vdiqen edhe pesë persona nga ndërlikimet e infeksionit, ndersa ne te njeten kohe 11 pacientë janë te shtruar në kujdes intensive, por edhe ne 65 zona jane “në të kuqe”

Me nje shperthim të lartë të vazhdueshme, virusi i Nilit Perëndimor vazhdon të qarkullojë në Greqi, përmes mushkonjave qe gjithnjë e më shumë po shkakon infeksionet popullatës. Numri i rasteve të infektimit të virusit të Nilit Perëndimor është rritur per kete javë me 5 te vdekur dhe 32 raste te prekur nga virusi.

Sot, 26 persona qëndrojnë në spitale të ndryshme për t’u përballur me komplikimet e infeksionit (encefalit, meningjiti), me 11 prej tyre që janë në Njësitë e Kujdesit Intensiv (ICU). Në përgjithësi, ekspertët kanë regjistruar 234 raste ne te gjithe vendin qe maji i kaluar, nga të cilat rreth gjysma në Attikë dhe 27 vdekje. Pacienti më i ri është 10 vjeç dhe me i moshuari eshte 94 vjec.