Greqi / Sigurimet Shoqerore EFCA: Ne të gjithë të huajt e siguruar, 52.46% jane shqiptarë.

Emigracioni Greqi

Për vite të tëra por edhe për vitin 2017, komunitet e shqiptarëve, pakistanezëve, bullgarëve dhe rumunëve janë shtylla kurrizore e të huajve të punësuar ligjërisht në Greqi, siç dëshmohet nga statistikat zyrtare të EFCA-s

Në fakt, brenda një muaji (mars  2017) numri i personave të siguruar të huaj në Greqi u rrit me 5.06%. Në total janë të punësuar 186,027 të huaj dhe përfaqësojnë 10.11% të totalit të punësimit ligjor në kete vend

Të dhënat e reja zyrtare të EFCA mbi punësimin e punëtorëve të huaj tregojnë:

Emigrantet meshkuj përbëjnë 11.95% të burrave të siguruar, ndersa gratë e huaja përbëjnë 7.94% të grave të siguruara. Për të gjithë të huajt të siguruar, 52.46% kanë nënshtetësi shqiptare.

Për meshkujt e huaj, 54.21% janë shtetas shqiptarë, të ndjekur nga shtetas të Pakistanit me 8.99% dhe Bangladesh me 4.54%. Ne gratë e huaja, 49.37%, janë po shtetas shqiptarë, pasuar nga shtetas të siguruar bullgarë me 8.31% dhe rumunë me 7.81%.

Emigrantët shqiptarë ne  48.83% janë të punësuar si Punëtorë të pakualifikuar, punëtorë krahu dhe sipërmarrës te vegjel, 23.47% janë të punësuar në shërbime si shitës në dyqane dhe vetëm 9.70%  janët teknikë të specializuar. Për emigranët e tjerë me përjashtim të shtetasve të BE-së dhe shqiptarëve, 40.16% janë të punësuar si punëtorë të pakualifikuar, punetor krahu dhe profesione te ndryshme vetepunesuar, 21.18% shitës në dyqane dh , 10.73% si punonjes zyrtar.

Gjithashtu, 25.94% emigrantët shqiptarë punojnë në hotele dhe restorante, 18.13% në ndërtim” dhe 18.11% në industri – prodhim.

28.40% e punëtorëve në ndërtim janë të huaj, ndërsa 4.26% e të siguruarve janë të punësuar në këtë sektor. Prej punonjësve të hoteleve dhe restoranteve 18.36% janë të huaj, ndërsa 13.42% e të siguruarve janë të punësuar në këtë sektor. Për më tepër, 13.75% e të punësuarve në industrinë prodhimore janë të huaj, ndërsa 13.91% e të siguruarve janë të punësuar në këtë sektor. 

Një rritje prej 2% është parë në Greqi në tremujorin e tretë të 2017, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016, sipas të dhënave të publikuar më parë në Eurostat. Në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e dytë të të njëjtit vit, punësimi në Greqi u rrit me 0.1%.